ARKATANA

Koalicioni LDK-AAK-NISMA e konsideron normal vendimin e Gjykatës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Koalicioni LDK AAK NISMA ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka pezulluar zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin:

Deklaratë

Koalicioni LDK AAK NISMA, masën e pezullimit të vënë sot nga Gjykata Kushtetuese, në rastin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës më 17 Korrik 2014, e konsideron një masë standarde në raste të tilla.

Fundamenti

Koalicioni LDK AAK NISMA, respekton këtë akt të Gjykatës Kushtetuese dhe pret nga ajo që të dëshmoj profesionalizëm dhe paanshmëri në vendimin final.

Koalicioni LDK AAK NISMA është i bindur se vendimi i 83 deputëteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e reflekton masën dërmuese të populit të Kosovës dhe pret që ky vullnet të njihet nga të gjitha institucionet Kushtetuese.

Koalicioni LDK AAK NISMA së bashku me partnerët e tjerë do të punojnë për funksionalizimin sa më të shpejtë të të gjitha institucioneve të vendit.