ARKATANA

Koalicioni kundër presidentit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar që gjatë dhjetë ditëve të ardhshme të ratifikohet në Kuvend Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi. Por, partnerët e koalicionit qeverisës (PDK-LDK) thonë se kjo gjë nuk mund të ndodhë, pasi që, siç thonë ata, duhet një konsensus më i gjerë për t’i siguruar votat e nevojshme.

Kërkesa e presidentit Hashim Thaçi, që Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të ratifikohet në Kuvend në dhjetë ditët e ardhshme, është hedhur poshtë nga partnerët e koalicionit qeverisës.

Uji Dea

Sipas përfaqësuesve të koalicionit, kjo çështje nuk mund të bëhet gjatës javës së ardhshme, pasi sipas tyre, ka mospajtime edhe brenda këtyre dy partive (PDK-LDK) dhe se duhet të arrihet një konsensus për të siguruar votat e nevojshme për ratifikim.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë ditë më parë për mediet vendore se është mirë që Kuvendi i Kosovës ta ratifikojë brenda 10 ditëve të ardhshme këtë marrëveshje, pasi, sipas tij, Kosova mund të vonohet në procese të rëndësishme, duke aluduar kështu për procesin e liberalizimit të vizave që nga ana e Komisioni Evropian është kushtëzuar me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.