FIDANISHTJA

Koalicioni i mashtruesve rrënues për ekonominë

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Tash e më shumë se 2 vjet që kur vendi po drejtohet nga Qeveria e Isa Mustafës ende nuk ka asnjë shenjë të këndelljes ekonomike të vendit. Premtimet e koalicionit aktual LDK-PDK, për qindra-mijëra vende të reja të punës, dolën të jenë vetëm një farsë elektorale dhe gënjeshtra më e madhe e kësaj qeverie.

Papunësia mbetet tepër e madhe, investimet mungojnë

Sipas analistëve dhe deputetëve opozitarë, gati asgjë nga premtimet e kësaj qeverie nuk është realizuar në programin e saj për ekonom, shkruan sot Gazeta Kosova Sot

Tash e më shumë se 2 vjet që kur vendi po drejtohet nga Qeveria e Isa Mustafës ende nuk ka asnjë shenjë të këndelljes ekonomike të vendit. Premtimet e koalicionit aktual LDK-PDK, për qindra-mijëra vende të reja të punës, dolën të jenë vetëm një farsë elektorale dhe gënjeshtra më e madhe e kësaj qeverie.

Eco Higjiena

Shifrat zyrtare të të punësuarve gjatë vitit të kaluar tregojnë qartazi se punësimet nuk e kalojnë numrin e 6-7 mijë vetave në vit, derisa afër 30 mijë të diplomuar hyjnë në tregun e punës brenda vitit. Sipas analistëve dhe deputetëve opozitarë, këto të dhëna zyrtare janë pasqyra më e mirë e dështimit të Qeverisë Mustafa dhe se gati asgjë nga premtimet e kësaj qeverie nuk është realizuar në programin e saj për ekonomi, të cilin ky koalicion pushtetarësh ua kishte premtuar rrejshëm qytetarëve të Kosovës. Konstatimi i ekspertëve është i njëzëshëm se premtimet për më shumë se 300 mijë vende të reja pune ishin vetëm një mashtrim i radhës nga shumë mashtrimet e shumta të deritashme të kësaj qeverie.

Duhet një strategji kombëtare Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, tha për “Kosova Sot” se premtimet e koalicionit PDK-LDK për qindramijëra vende të reja pune kanë qenë një program zgjedhor, duke e gënjyer elektoratin, sepse fund e krye ishin një gënjeshtër e pastër elektorale. “Koalicionit qeverisës, i përbërë nga PDK-ja dhe LDK-ja, as që po i bie ndërmend se çfarë ka premtuar gjatë asaj fushate… Po tua rikujtosh atë se çfarë kanë premtuar ata do të akuzojnë si të çmendur se çfarë po flet ashtu”, theksoi ai. Eksperti i ekonomisë, ishkryetari i OEK-ut (Odës Ekonomike të Kosovës) dhe ligjëruesi universitar, Nazmi Mustafa, e sugjeroi Qeverinë se ajo që duhet bërë në këtë rast është përpilimi i një Strategjie kombëtare të zhvillimit të vendit që do të ofrojnë politika konkrete të çdo fushe dhe të gjenden prioritet zhvillimore të çdo fushe të ekonomisë.”Nëse do të vazhdohet kësisoj, do të vjen një ditë kur Kosova më nuk do të ketë fuqi blerëse, madje edhe për gjërat elementare që i nevojiten tregut të Kosovës ose popullatës së saj”, theksoi ai.

Treguesit ekonomikë, tregues të dështimit Deputeti i opozitës në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoti (Nisma për Kosovën), thotë se njëra nga arsyet se përse nuk e kanë realizuar PDK-ja dhe LDK-ja programin për ekonomi që ua kishin premtuar rrejshëm kosovarëve ishte se PDK-së dhe LDK-së u është dashur që ta harmonizojnë planin ekonomik se meqenëse kemi një koalicion të madh qeverisës dhe se plani ekonomik i tyre duhet të shkrihet njëri me tjetrin. Sipas Hotit, premtimet për disa qindra-mijëra vende të reja pune treguan se ishin edhe një mashtrim i radhës nga koalicioni qeverisës aktual.

Ai thotë se ekonomia e Kosovës gjatë viteve të fundit nuk ka pasur rritje më shumë se 3 për qind, derisa papunësia, sipas të dhënave të ASK-së, është mbi 32.5 për qind. Bazuar në shifrat e Bankës Botërore, thuhet se në Kosovë më shumë se 60 për qind e të rinjve janë të papunë. Deputeti Hoti ankohet se me Qeverinë ‘Mustafa’ edhe nuk mund të ketë zhvillim ekonomik të një vendi, sepse ajo po vepron pa ndonjë strategji zhvillimor./kosova sot/