GRANDEMALL

Koalicioni i madh, në krizë të votave

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Koalicioni qeverisës, PDK-LDK-minoritetet, megjithëse i ka mbi 85 deputetë, në raste të caktuara po dështon t’i sigurojnë votat e nevojshme për të marrë vendime të rëndësishme, e në disa raste edhe po i mungon kuorumi për të mbajtur seanca apo mbledhje të komisioneve parlamentare.

Ndër dështimet më të mëdha është mosratifikimi i marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, në vlerë prej rreth 40 milionë euro. Kjo ka ndodhur në seancën e së enjtes, në të cilën koalicioni nuk arriti as ta vazhdojë seancën për të shqyrtuar vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

“Zëri” ka provuar të marrë qëndrimin e koalicionit qeverisës për këtë çështje, por kjo ka qenë e pamundur. Në anën tjetër subjektet opozitare thonë se zgjedhjet janë opsioni i vetëm për të tejkaluar këtë situatë.

GRANDEMALL

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se udhëheqësit e institucioneve, vuajnë nga mungesa serioze e legjitimitetit dhe besueshmërisë.

Madje Lekaj ka thënë se koalicioni PDK-LDK-“Srbska” është i papërgjegjshëm. Prandaj, sipas tij është e nevojshme që të mbahen zgjedhjet në mënyrë që të rilegjitimohet skena politike në vend./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.