HW

Koalicioni i elefantëve vulosi rrënimin ekonomik

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Për herë të parë që nga paslufta, më 9 dhjetor të vitit 2014, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e mori drejtimin e Qeverisë së vendit në një koalicion me subjektin më rival, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Koalicioni, që bashkoi dy krahët, hyri me premtime megalomane, duke garantuar uljen e papunësisë, zhvillimin e hovshëm ekonomik, rritjen e pagave, integrimin në BE, liberalizim të shpejtë të vizave.

Qeverisja më e dështuar në Republikën e Kosovës

Shahini: Përshkallëzimi i TVSH-së dhe reforma fiskale nuk kanë arritur efektin e vet

Analistët thonë se tashmë po bëhen gati dy vjet të kësaj qeverisjeje dhe në vendin tonë nuk po shohim përparim ekonomik, ndërsa shpresat e qytetarëve janë zbehur përfundimisht me këtë regjim sundues dhe zhvatës.

Për herë të parë që nga paslufta, më 9 dhjetor të vitit 2014, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e mori drejtimin e Qeverisë së vendit në një koalicion me subjektin më rival, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

United Hospital

Koalicioni, që bashkoi dy krahët, hyri me premtime megalomane, duke garantuar uljen e papunësisë, zhvillimin e hovshëm ekonomik, rritjen e pagave, integrimin në BE, liberalizim të shpejtë të vizave.

Por, po bëhen gati dy vjet që nga koha kur lideri i LDK-së, Isa Mustafa, është në krye të Qeverisë së Kosovës dhe qeverisja e tij cilësohet e dështuar nga opozita dhe analistët ekonomikë. Këto të fundit thonë se kjo Qeveri më shumë është marrë me menaxhimin e krizave dhe me plotësimin e kushteve të vëna nga Lista Serbe, sesa me planin qeverisës, të cilin madje, sipas tyre, edhe nuk e pati fare. Pas gati dy viteve të bashkëqeverisjes, premtimet për punësimin e 200 mijë qytetarëve për 4 vjet kanë mbetur vetëm iluzione politike të bashkëqeverisjes të ashtuquajtur të “elefantëve”, i cili përveç akomodimit në qeverisje për dy figurat politike, Isa Mustafën në krye të Qeverisë dhe Kadri Veselin në krye të Kuvendit, thuhet se nuk solli ndryshime të tjera. Analistët thonë se në vendin tonë nuk po shohim përparim ekonomik dhe as shpresa të qytetarëve nga Qeveria e PDK-së dhe LDK-së

Mungoi agjenda ekonomike

Eksperti i ekonomisë dhe ligjëruesi universitar, Nazmi Mustafa, ish-kryetar i OEK-ut, tha për “Kosova Sot” se koha dëshmoi se Qeveria e ‘Isa Mustafës’ po vepron pa ndonjë strategji të qartë ekonomike, sepse ajo që nga fillimi ka vepruar pa ndonjë agjendë të qartë të zhvillimit ekonomik. “Qeveria nuk po arrin ta gjejë mekanizmin për hapjen e debatit, ndërsa opozitës nuk po i intereson asgjë tjetër pos jostabilitetit si mundësi për rrëzimin e kësaj Qeverie. Në këtë ambient nuk duhet pritur zhvillime të mëdha ekonomike. Kjo pa dyshim se do të reflektojë edhe në rritjen ekonomike dhe në përkeqësimin e ambientit për biznes”, theksoi ai. “Vetëm të përkujtojmë se zhvillimet e vitit 2014 kanë lënë gjurmë të thella në ekonomi, meqenëse këtë vit norma e rritjes ishte vetëm 1.2 për qind, apo norma më e vogël e shënuar që nga paslufta. Kam frikë se kjo situatë do të përsëritet edhe në vitin 2016 dhe 2017”, u shpreh Mustafa./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.