Uji Dea

“Koalicioni i Elefantëve” në raport me Serbinë po sillen si minj!

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Përveç kësaj, serbët e Kosovës janë shumë afër që të përfitojnë edhe një betejë, dhe këtë së bashku me ndihmen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Beteja e ardhshme e tyre është krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që për shumicën shqiptare në Kosovë, po konsiderohet një hap i rrezikshëm për stabilitetin e vendit tonë.

Përveç kësaj, serbët e Kosovës janë shumë afër që të përfitojnë edhe një betejë, dhe këtë së bashku me ndihmen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Beteja e ardhshme e tyre është krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që për shumicën shqiptare në Kosovë, po konsiderohet një hap i rrezikshëm për stabilitetin e vendit tonë.

Sipas tyre, krijimi i Asociacionit është një mini shtet serb për brenda shtetit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës, këto probleme po dëshiron t’i kalon në heshtje, mirëpo opozita dhe qytetarët janë të pakënaqur me këtë.

Frashër Krasniqi zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë për Gazetën InfoPress se, qëndrimi pasiv i Qeverisë karshi shenjave të drejtpërdrejta të agresionit të Serbisë në Kosovë, nuk është thjeshtë defanzivë.

“Kjo është pjesëmarrje e Qeverisë së Isa Mustafës në projektet hegjemone të Serbisë. Cili është kuptimi i ekzistencës së një qeverie nëse ajo nuk e mbron sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës që e qeverisë?!”, thotë ai.

Në anën tjetër, sipas Krasniqit, megjithë projektet tashmë në ndërtim e sipër të Serbisë, për rikolonizim të Kosovës dhe rizgjim të nacionalizmit shovenist serb, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa po vazhdojnë të mbrojnë “Zajednicën” që ia nënshkruan Vuçiqit në Bruksel.

“Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa do të mbahen mend si politikanë servilë dhe bashkëpunëtorë të Serbisë, në planet e kësaj të fundit për depërtim institucional, politik e ekonomik në Kosovë. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të angazhohet maksimalisht për të parandaluar jetësimin e projekteve të tilla hegjemone dhe shoveniste. Ne nuk do të lejojmë që Kosova të shndërrohet në Bosnje të dytë”, thekson Krasniqi për Infopress.

RCCOLA

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Smajl Latifi, thotë për InfoPress se rikolonizim dhe serbizim në Kosovë, edhe pas 8 vjetëve shtet. Kjo është shumë e dhimbshme dhe ndodh për shkak të gabimeve trashanike në qeverisje dhe kompromiseve të dëmshme të udhëheqësve të institucioneve tona shtetërore.

“Binomi Thaçi-Mustafa janë dëshmuar tashmë se për interesa të ngushta, t’i japin goditje të rënda shtetit të Kosovës, qoftë me heshtjen trishtuese dhe me mosveprimin e skajshëm duke e zhytur Kosovën në baltën e gjallë. Veriu i Kosovës po serbizohet (dëbimi i dhunshëm i mbi 12 mijë shqiptarëve nga shtëpitë dhe trojet e veta, fillimi i ndërtimit mbi themelet e shtëpive shqiptare, i lagjes ‘Lugina e Diellit’- për kolonët serbë, tash shtatorja e Princit Lazar u vendos dhe u përurua në Mitrovicë, para ca muajsh, ajo e Mbretit Milutin në Graçanicë e shumë veprime të cilat e dëshmojnë ndërhyrjen sistematike të shtetit të Serbisë në Republikën e Kosovës”, thotë Latifi.

Ai thekson se, sa kohë që Kosova qeveriset nga boshti i së keqes me udhëheqës anemik e të dobët si Isa e Hashimi të cilët personifikojnë krejt këto negativitete që po i kushtojnë shtrenjtë Kosovës, nuk është befasi të shohim veprime edhe më të rrezikshme për Kosovën nga ana e shtetit serb.

“Isa dhe Hashimi e kanë futur kryet në zallë, si struci. Prandaj, Kosova po poshtërohet nga Serbia sepse qeveria Kosovës, e këtij koalicioni qeverisë me Listën Serbe është shpërfytyruar si shkelës i vrazhdët dhe rrënues i parimeve dhe vlerave qytetare, demokratike,i dinjitetit njerëzor, kombëtar e shtetëror. Kosova i ka jetike ndryshimet. Largimi i kësaj qeverie dështake, të komprometuar, antikushtetuese dhe jo legjitime, njëkohësisht, përmbysja e këtij mentaliteti qeverisës janë domosdoshmëri urgjente. Në të kundërtën, Kosova do të përjeton goditje të tjera nga Serbia”, pohon Latifi.

Sekretari i Përgjithshëm i NISMA-s Bilall Sherifi thotë se, që nga momenti i krijimit të këtij koalicioni asgjë e mirë nuk i ka ardhë vendit.

“Mjafton ti hidhet një sy periudhës dy vjeçare të funksionimit të saj dhe do të shihni se përpos realizimit të interesave të tyre personale asgjë tjetër nuk kanë bërë. E shpallën veten “Koalicion i Elefantëve” por në raport me Serbinë po sillen jo si “Elefant” por si Minj”, thotë Sherifi për InfoPress.

Ai thekson se nuk pret këta qeveritar të sillen ndryshe nga ç’janë sjellë deri më sot, prandaj nga ata skam asnjë kërkesë tjetër pos kërkesës për dorëheqje.
“Prandaj, sa më shpejt që vendi shkon në zgjedhje të parakohshme aq më mirë do të jetë për të ardhmen e vendit tonë”./Gazetainfopress/