Uji Dea

Koalicioni i dështimeve

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Njëvjetori i punës së Qeverisë e ka gjetur Kosovën në krizën më të madhe politike e me shumë dështime, shkruan sot Koha Ditore. As riformatimi i kabinetit qeveritar nuk shihet si zgjidhje për t’iu ndërruar kah zhvillimeve.

Përgjatë një viti qeverisjeje, vendi është përballur me emigrimin më të madh të kosovarëve prej pasluftës e këndej, me bllokim të punës së Kuvendit, e edhe me protestat më të mëdha e më të dhunshme që nga Shpallja e Pavarësisë.

Është përballur edhe me greva e bojkote. Dështimet i ka përjetuar secila prej shtyllave qeverisëse, e premtimet që ishin dhënë në fushatë kanë mbetur vetëm fjalë goje.

Mobi Casa

Qytetarët, ndërkaq, vazhdojnë të jenë më të varfrit e më të izoluarit në Evropë. Dështime janë evidencuar edhe në dy fusha – diplomaci e ekonomi. Politika e jashtme drejtohet nga Hashim Thaçi, lider i partisë më të madhe në pushtet, PDK-së, e resorët e ekonomisë kryesisht u janë besuar njerëzve të LDK-së së kryeministrit Isa Mustafa, i cili edhe vetë është ekonomist.

http://koha.net/?id=27&l=88073