FIDANISHTJA

Koalicioni i dështimeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për të katërtën herë koalicioni qeverisës ka dështuar ta miratojë Demarkacionin me Malin e Zi, ndonëse debati ka zgjatur deri në orët e vona të së martës. Lista Serbe ka bojkotuar seancën, ndërsa deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, është shtrirë në spital, duke ia prishur matematikat për votimin e Marrëveshjes.

Koalicioni qeverisës ka dështuar për të katërtën herë me radhë për ta ratifikuar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Pas rreth tetë orësh debat pa u hedhur në votim Marrëveshja ka përfunduar seanca, e cila pritet të vazhdojë sot në orën 10:00.

Para fillimit të seancës kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se i kanë 80 votat e nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes së Kufirit.

FIDANISHTJA

Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur u deklaruan kundër Marrëveshjes së Vjenës.

Kurse munguan deputetët e Listës Serbe, si dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi. Me këtë rast koalicioni qeverisës së bashku me LDK-në dhe me deputetët pa grupe parlamentare kishte 78 deputetë në sallë.

Delawie: Kosova nuk ka kohë për të humbur

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, para fillimit të seancës së Demarkacionit u bëri thirrje edhe një herë deputetëve që të votohet Marrëveshja, pasi kjo është për të mirën e qytetarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.