Hidromorava

Koalicioni, fatal për ekonominë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Njëvjetori i Qeverisë që rrënoi shpresën e kosovarëve. Qeveria “Mustafa” e varfëroi popullin e Kosovës

Nga pikëpamja dhe perspektiva ekonomike e Kosovës, koalicioni qeverisës, PDK dhe LDK, doli të jetë më i dëmshëm se sa periudha gjashtëmujore e ngërçit politik. Kapja e shtetit u intensifikua, rrjeti i krimit institucional u forcua edhe më shumë, monopolet në biznes u mbrojtën dhe u favorizuan, ndërsa u keqësua edhe më tej mirëqenia ekonomike e shumicës së qytetarëve

Në përvjetorin e parë të Qeverisë “Mustafa”, ekspertët e ekonomisë dhe të opozitës shprehen me tone mjaft kritike. Sipas tyre, Qeveria i ka ditët e numëruara dhe pritet që më në fund populli do ta ndëshkojë këtë elitë politike që po e mban peng zhvillimin e shtetit më të ri në Evropë.

Mobi Casa

Vlerësimi i përbashkët i ekspertëve dhe i deputetëve të opozitës është se koalicioni, PDK – LDK, do të mbahet mend për faktin se e zbrazi Kosovën nga qytetarët e sajë.

Gjatë kësaj kohe kapja e shtetit u intensifikua, rrjeti i krimit institucional u forcua edhe më shumë, monopolet në biznes u mbrojtën dhe u favorizuan kompanitë mafiobizneset oligarkike, ndërsa mirëqenia ekonomike e shumicës së qytetarëve tanë u varfërua tej mase. Kritikave të argumentuara të ekspertëve dhe opozitarëve, kreu i Qeverisë iu bën bisht, duke numëruar vetëm rezultate, pavarë- sisht se treguesit ekonomikë janë negativë për ekonominë kosovare./kosova sot/