Uji Dea

Koalicioni do seancë këtë të enjte, opozita irritohet

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kuvendi i Kosovës pritet që edhe këtë të enjte të shndërrohet në arenë “fushëbetejash” në mes pushtetit dhe opozitës.Kati më i lartë i Kuvendit sërish pritet të jetë një nga opsionet ku mund të mbahet seanca e legjislativit, pas kundërshtimit të vazhdueshëm të opozitës se do të lëvizë nga pozicionet derisa nuk tërhiqet Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe dhe ajo për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, shkruan “Zëri”.

Në seancën e ardhshme ka gjasa që tensionet të rriten edhe më shumë në mes pushtetit dhe opozitarëve dhe nuk përjashtohet edhe përdorimi i gazit lotsjellës.

KKGJILAN

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pavarësisht rrëmujës së shkaktuar javën që lëmë pas dhe barrikadimit të palëve, ka thirrur për ditën e sotme (e martë) mbledhjen e Kryesinë së Kuvendit, në të cilën pritet të vendoset për datën se kur do të thirret seanca e re dhe veprimet e ardhshme të partnerëve të koalicionit karshi kundërshtimit të opozitës.

Gazeta merr vesh se seanca plenare do të thirret për ditën e enjte. Edhe Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit nga PDK-ja, ka thënë se gjatë kësaj jave do të thirret një seancë e re e Kuvendit. /Zëri/