Koalicioni AAK-LDD ka njerëz të dëshmuar

Gjilan – Drita Maliqi, kandidate për këshilltare komunale nga radhët e LDD-së, e cila ka thënë se i janë bashkangjitur Aleancës dhe Rexhep Kadriut, sepse nuk dëshirojnë të flasin, por të punojnë dhe me punë të tregojnë se janë të gatshëm të sigurojnë një jetë më të mirë për qytetarin.“Këtu ka njerëz të zgjedhur, të dëshmuar, jo të kriminalizuar, jo të korruptuar prandaj Gjilani ose sot ose kurrë e ka mundësinë të sjellë ndryshimin, ka thënë Drita Maliqi.
Rexhep Kadriu kryetar i AAK-se në Gjilan dhe kandidat për kryetar të komunës, i shoqëruar nga nënkryetari i AAK-së në nivel Qendror Ahmet Isufi dhe të tjerë, kanë vazhduar tubimet me nëndegë, duke qëndruar në atë të lagjes “Lotë Vaku” në Gjilan.
Kadriu, nënkryetari Isufi, kandidatët për këshilltarë komunal dhe pjesa tjetër e strukturës janë pritur nga ambientet e shkollës fillore “Lagjja e Tetë”, nga dy kryetarët e nëndegës së AAK-së Rifat Maloku dhe Rabit Ademi dhe kryetarja e AGK-së Kujtesa Lutfiu.
Ahmet Isufi i ka bërë thirrje banorëve të kësaj lagje që të mobilizohen dhe ta shpërndajnë gjithkah emrin e kryetarit Rexhep Kadriu.
“Është një kryetar që akoma pa e marrë mandatin ka filluar të punojë si në qytet poashtu edhe në fshatra. E ka dëshmuar veten se është i denjë për Gjilanin, prandaj edhe kërkojë përkrahjen tuaj, sepse vota juaj për Rexhep Kadriun, është votë për ju për një të ardhme më të mirë”, ka thënë Isufi.
Para të pranishmëve ka folur edhe Drita Maliqi, kandidate për këshilltare komunale nga radhët e LDD-së, e cila ka thënë se i janë bashkangjitur Aleancës dhe Rexhep Kadriut, sepse nuk dëshirojnë të flasin, por të punojnë dhe me punë të tregojnë se janë të gatshëm të sigurojnë një jetë më të mirë për qytetarin.“Këtu ka njerëz të zgjedhur, të dëshmuar, jo të kriminalizuar, jo të korruptuar prandaj Gjilani ose sot ose kurrë e ka mundësinë të sjellë ndryshimin”, ka thënë Maliqi.
Jashar Ramadani, kryetar i LDD-së në Gjilan ka thënë se qytetarët duhet të besojnë në personalitetin e Rexhep Kadriut, sepse është një njeri që nuk premton, por i realizon të gjitha fjalët e veta. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, sepse kanë për kë të votojnë, për Rexhep Kadriun , një njeri me vizion vetëm për Gjilanin.
Ndërkaq, në fund kryetari Kadriu ka folur për sfidën e nisur para 6 muajve e që sot po shkon drejt fitores.“Vizitat me nëndegë dhe themelimi i nëndegës aty ku kanë munguar, na ka ndihmuar shumë. Kështu kemi parë gjendjen në të cilën janë qytetarët, kushtet e vështira në të cilat ata jetojnë. Menjëherë, kemi nisur me projekte dhe me punë për ti ndihmuar, sepse unë nuk jam njeri që flas shumë, jam njeri që di të punojë dhe këtë e kam bërë”, ka thënë Kadriu.
Tubimi në lagjen “Lotë Vaku” ka vazhduar në formë bashkëbisedimi me qytetarë, të cilët kanë falënderuar kryetarin Kadriu për rregullimin e rrugës kohë më parë dhe kanë shprehur haptas përkrahjen që ata japin për të thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipess/