Fundamenti

Koalicionet s’do të kenë ndikim të madh për orientim të elektoratit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Avni Mazrreku, analist i rrethanave politike dhe profesor i së Drejtës Evropiane, ka komentuar zhvillimet politike në vend, procesin e garës së balotazhit, punën e qeverisë së udhëhequr nga Haradinaj dhe procesin integrues të vendit.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Mazrreku ka thënë se shumica e koalicioneve që janë arritur nuk do të ndikojnë tek elektorati i tyre më 19 nëntor. Ai ka pohuar se përvojat në demokracinë e re të Kosovës kanë treguar se koalicionet nuk kanë arritur ta orientojnë elektoratin e tyre në funksion të një kandidati apo partie të caktuar.

Mazrreku ka theksuar se Haradinaj si kryeministër i ka sjellë dinamizëm të ri qeverisjes së vendit. Kurse sa i përket procesit integrues, ai ka thënë se Kosova duhet të bëjë një strategji përmes së cilës do t’i qaset njohjes së pesë vendeve të BE-së që ende nuk e kanë njohur shtetin tonë.

United Hospital

“Epoka e re”: Z. Mazrreku, sot (e hënë) edhe zyrtarisht fillon fushata pesëditore për balotazhin e 19 nëntorit. Çfarë fushate prisni për këto pesë ditë?

Mazrreku: E gjithë fushata elektorale për zgjedhjet lokale është karakterizuar nga një atmosferë e qetë, prandaj pres që edhe këto pesë ditë të zhvillohen në këtë frymë. Natyrisht se kjo fushatë nuk do të jetë aq intensive sa ka qenë fushata për zgjedhjet e 22 tetorit, për faktin se tani konkurrojnë vetëm kandidatët për kryetar të komunave e jo edhe kandidatët për asamble komunale. Tani gara është shumë e ngushtë, pra zhvillohet në mes të dy partive, përkatësisht në mes të kandidatëve të cilët kanë marrë më së shumti vota në raundin e parë të zgjedhjeve. Prandaj fushata për balotazh do të jetë më e thjeshtë dhe më pak intensive, kurse premtimet gjithmonë janë më të mëdha sesa kapacitetet që kanë komunat dhe kandidatët për kryetar për t’i realizuar ato premtime. Nga debatet që i kemi pasur në Kolegjin ISPE me disa prej kandidatëve për kryetarë të komunave është vërejtur avancim sa i përket pikëpamjes së kandidatëve për qeverisjen lokale. Pra, është vërejtur pikëpamje më e qartë sa i përket vizionit të tyre për t’i qeverisur komunat e tyre. Por, gjatë këtyre debateve nga kandidatët për kryetarë të komunave është vërejtur se ka mungesë të kuptueshmërisë sa i përket asaj se cilat janë obligimet e komunave, përkatësisht të kryetarëve të komunave, për zbatimin e obligimeve që dalin nga procesi i anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, përkatësisht procesi i implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA). Dihet se MSA-të në një farë forme janë platforma qeverisëse për të gjitha vendet që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së dhe ato ndikojnë në kontekstin qeverisës të atyre vendeve. Pra, MSA-ja ka për qëllim ta përgatisë vendin përkatës në funksion të anëtarësimit të tij në BE.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.