RCCOLA

Koalicionet paszgjedhore, pa efekt elektoral

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Partitë Politike kanë filluar një betejë më serioze, megjithatë koalicionet paszgjedhore nuk ndikojnë në rritjen e numrit të votave. Kështu i vlerësojnë analistët politik, lëvizjet e fundit në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re,të cilat janë pajtuar të bashkqeverisin pas zgjedhjeve të 8 qeshorit.

Behlul Beqaj ka thënë për KosovaPress se nëse njëra parti nuk depërton deri në parlament, atëherë çështja e marrëveshjes mbetet vetëm çështje e dëshirave të mira, dhe një zgjedhje e cila nuk mund të jetë e qëndrueshme.

“Deklarimet që kanë të bëjnë me arritjen e ndonjë marrëveshjeje pas zgjedhore mendoj se janë çështje të vlerësimeve brenda partiake dhe në këtë kuptim mendoj se nuk e ka dëmtuar askënd, por nuk e kanë përforcuar potencialisht askënd. Domethënë, nëse eventualisht njëra parti nuk depërton deri në parlament, atëherë çështja e marrëveshjes mbetet vetëm çështje e dëshirave të mira, dhe një zgjedhje e cila si duket nuk mund të jetë e qëndrueshme”, thotë Beqaj.

UBT

Naim Rashiti, nga Grupi Ballkanik për Politika, thotë se ka pasë një tendencë edhe të mëhershme për afrim qëndrimesh në mes të LDK-së dhe AKR, dhe beson se të gjitha opsionet mbesin të hapura deri pas zgjedhjeve.

“Nuk e besoj që në zgjedhje, proklamimi i koalicioneve pas zgjedhore do të ketë ndikim në votë. Në fakt, i vetmi ndikim që mund të arrihet, është përmes koalicioneve parazgjedhore, për të cilën asnjë parti nuk është e gatshme të hyj”, shprehet Rashiti.

LDK-ja dhe AKR-ja janë pajtuar se nëse në zgjedhjet e 8 qeshorit do të jenë fituese, pas zgjedhjeve do të bashkqeverisin, ndërkaq detajet e bashkëqeverisjes pas zgjedhjeve është paralajmëruar se do të konkretizojnë në ditët në vijim.