United Hospital

Koalicionet parazgjedhore, të pakoordinuara

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partitë politike të cilat kanë lidhur koalicone parazgjedhore mes vete po vazhdojnë të mbajnë takime e të japin premtime në mënyrë të pakoordinuar.

Përderisa kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, gjatë fushatës premtoi liberalizimin brenda tre muajve, partneri më i madh i koalicionit (PDK) ka qëndruar i heshtur në këtë drejtim, duke mos u rreshtuar krah këtij zotimi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

E përderisa lideri i këtij subjekti, Kadri Veseli, vazhdoi të japë premtime të tjera për rritje të pagave e pensioneve, ai i Nismës, Fatmir Limaj (partnerit tjetër), u zotua për investime qindra-mijëshe në sektorin e bujqësisë.

Mobi Casa

Nga ana tjetër edhe liderët e partive të koalicionit LDK-AKR-Alternativa kanë dhënë premtime individualisht, me ç’rast lideri i LDK-së ka premtuar rritjen e buxhetit në 5 miliardë euro, e ai i AKR-së rritje ekonomike prej 8%, shkruan tutje “Zëri”.

Analistët politikë konsiderojnë se koalicionet parazgjedhore janë paraqitur tërësisht të pakoordinuara, megjithatë sipas tyre koaliconi PAN mban primatin në këtë drejtim.

Kurse, vlerësojnë se pjesa dërrmuese e partive kanë dhënë premtime, duke mos bërë të qartë se si do t’i realizojnë ato.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.