FIDANISHTJA

Koalicionet nuk bëhen sa për sy e faqe!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Nexhmedin Saqipi – Zvarritja e formimit të koalicionit qeverisës mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, nuk bëhet për shkak mungesës së modaliteteve, por për shkak të dinjitetit politik e partiak.

Nuk mund të akuzohet LDK, se po bënë obstruksione lidhur me formimin e koalicionit qeverisës, ngase një subjekt politik siç është ajo, kërkon përgjegjësi në ndarjen e detyrave dhe obligimeve shtetërore, që u dalin përpara.

Një parti si kjo e LDK-së, me disa mandate në qeverisjeje të vendit, është e natyrshme se nuk lejon, që dikush në emër të saj të merr vendime, të nxituara, të pamatura dhe të papërgjegjshme. Prandaj, nuk është çudi pse partia e ish dr. Ibrahim Rugovës, kërkon veprime konkrete dhe pragmatike, në lidhje me formimin e Qeverisë.

Eco Higjiena

Në këtë drejtim është Vetëvendosja e cila ka dalë fituese në zgjedhjet e fundit në Kosovë, e cila në mungesë të një vullneti të mirëfilltë politik, po krijon boshllëk në formimin e Qeverisë, duke e çuar vendin drejt një vakumi institucional.

Nga ky vakum institucional, po krijohet një klimë jo e favorshme për ta nxjerr vendin nga kolapsi ekonomik dhe nga ngërçi politik. Nëse kështu vazhdohen, nuk është çudi që Kosovë, të futet në një krizë më të madhe financiare nga e cila nuk mund të dal sikur edhe bota të ngrihet në këmbë për shpëtimin e saj.

Prandaj, për të mos u bërë vonë, do të ishte mirë që presidenca e Kosovës dhe shkëlqesia e tij Hashim Thaçi, pas disa ultimatumeve, të marr hapa të tjerë për krijimin e Qeverisë, duke ia dhënë shansin ndonjë subjekti tjetër, i cili ka vullnet për ta kurorëzuar votën e lirë qytetare për një Kuvend, stabil, të përgjegjshëm dhe efikas./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.