Mobi Casa

Koalicionet e interesit, alibi për rrenat elektorale

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Bazuar në mënyrën se si u nxituan subjektet politike me prapaskena të ndryshme për të bërë koalicione parazgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit, analistët politikë konsiderojnë se ky veprim i tyre tregon më së miri për ndjeshmërinë e partive se e kanë humbur në ekstrem besimin qytetar, prandaj përmes lidhjeve parazgjedhore po provojnë ta mashtrojnë disi votuesin për mobilizim dhe rikthim eventual të besimit të humbur.

PARTITË E KANË SHKELUR TËRËSISHT INTERESIN QYTETAR

Subjektet do të tentojnë ta mashtrojnë sërish elektoratin

“Çdo kartë e përdorur nga subjektet politike, koalicionet ndërmjet partive politike bëhen qëllimshëm, që më vonë të arsyetohen para opinionit për mospërmbushje të premtimeve dhe planprogramit. Bie fjala, nëse një subjekt politik ka paraparë në programin politik ngritjen e pagave në nivel vendi për 30%, për t’i ikur këtij premtimi, apo si arsyetim marrin koalicionet me subjektet e tjera politike”, u shpreh Nexhmedin Mustafa

Bazuar në mënyrën se si u nxituan subjektet politike me prapaskena të ndryshme për të bërë koalicione parazgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit, analistët politikë konsiderojnë se ky veprim i tyre tregon më së miri për ndjeshmërinë e partive se e kanë humbur në ekstrem besimin qytetar, prandaj përmes lidhjeve parazgjedhore po provojnë ta mashtrojnë disi votuesin për mobilizim dhe rikthim eventual të besimit të humbur.

Ekziston bindja te njohësit e zhvillimeve politike se këto koalicione pa kriter e “paçavure” të orëve të fundit të mesnatës, dëshmojnë katërçipërisht se nuk mund t’u besohet më partive kosovare dhe lidershipit aktual politik, në deklaratat e tyre për vija të kuqe apo të larme, dhe çkado tjetër që deklarojnë në kritikat për keqqeverisje, korrupsion, krim të organizuar e skandale pa fund, sepse është interesi i njëjtë që nga armiqtë i bënë miq të pandashëm.

Sipas analistit Nexhmedin Mustafa, koalicionet parazgjedhore të krijuara nga subjektet politike në vend, s’do mend se janë krijuar në bazë të interesave të ngushta partiake dhe jo në bazë të përafrimeve programore e parimore. “Çdo kartë e përdorur nga subjektet politike, koalicionet ndërmjet partive politike bëhen qëllimshëm, që më vonë të arsyetohen para opinionit për mospërmbushje të premtimeve dhe planprogramit. Bie fjala, nëse një subjekt politik ka paraparë në programin politik ngritjen e pagave në nivel vendi për 30%, për t’i ikur këtij premtimi, apo si arsyetim marrin koalicionet me subjektet e tjera politike”, u shpreh ai.

Mobi Casa

Mashtrimi i radhës

Sipas Mustafës, kjo lojë politike, mirë e kalkuluar, është vetëm mashtrim i radhës që po i bëhet qytetarit, ndërsa ky i fundit nuk duhet të bjerë pre e mashtrimit, por të bëhet presion pozitiv qytetar. “Të votohet planprogrami partiak ose i koalicionit, por ky program të jetë i kapshëm dhe jo i bazuar në demagogji patriotike siç është bërë traditë nga vitet e mëhershme”, tha Nexhmedin Mustafa për “Kosova Sot”.

Mirëpo, sipas tij, nga ajo që po shohim, deri më tani asnjë parti apo subjekt politik nuk ka paraqitur programin e saj, i cili në thelb do të nënkuptonte zhvillimin dhe progresin e Kosovës drejt strukturave euroatlantike dhe një kujdes të shtuar karshi qytetarit të këtij vendi. “Fatkeqësisht, mafia politike, interesat e ngushta partiake-klanore dhe tentim-mbajtja e pushtetit me çdo kusht po tregon qartë se çdo interes tjetër është para atij qytetar e shtetëror. Kjo strukturë politike e kohës, kjo kastë politike, e cila po mban vendin në tension të vazhdueshëm, jo për interesa shtetërore, por për interesa të ngushta partiake e klanore, po dëmton rëndë demokracinë në vend dhe ka infektuar ndër vite edhe qytetarin e rëndomtë, se demokracia kështu duhet të funksionojë”, u shpreh ai.

Programet u anashkaluan

Politologu Arsim Haziri vlerëson se lëvizjet e fundit politike dëshmuan skajshmërisht se subjektet politike në vend janë të shtyra vetëm pas interesit material. “Objektivi i tyre material nxiti që ata t’i shkelin edhe kufizimet e tyre, që dikur i paraqitnin gjatë deklarimeve mediale, dhe mundoheshin t’i ndërlidhin me nevojat e përgjithshme. Skena politike fuqimisht ka dëshmuar se organizohet dhe jetësohet gjithnjë jashtë interesit nacional, duke e zëvendësuar me atë personal e klanor”, u shpreh ai. “Qytetari tashmë është në dijeni se me çfarë mendësie politike ai përfaqësohet, ai është në dijeni për qëllimin dhe synimin politik. Mirëpo, çka kërkohet prej mendësisë popullore është ndëshkimi i atyre, që tashmë mbajnë barrën kryesore për çorientimin e vijës shtetformuese”, tha Arsim Haziri.

Sipas tij, koalicionet që janë realizuar dëshmojnë për një papërgjegjësi të madhe ndaj programit, paraqitjes së tyre dhe mbi të gjitha nga qytetarët, dhe kjo flet qartazi se aktorët politikë obligimin për të cilën thirren e shkelin dhe dëmtojnë gjithnjë. “Kjo papërgjegjësi theksoi se duhet t’u shërbejë qytetarëve si justifikim për të ndëshkim masiv, në mënyrë që subjektet që jetojnë për obligimin e përgjithshëm t’i administrojnë levat e shtetit”, theksoi Haziri./kosova sot/