Koalicione të “zbehta” të Lutës

Gjilan – Lutfi Haziri dhe Selver Xhelili, i cili përfaqëson Lëvizjen Republikane kanë zyrtarizuar të premten partneritetin e parë parazgjedhor në Gjilan. Këto dy subjekte politike në zgjedhjet e nëntorit do të dalin me listat e tyre në garën për këshilltarë komunal.
Ndonëse Lutfi Haziri e ka quajtur ditë të madhe për LDK partneritetin me Selver Xhelilin ish drejtorin e kulturës i shkarkuar nga Qemajl Mustafa për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme, ata nuk kanë ngurruar që të thonë fjalë të mëdha.
Ndryshe Selver Xhelili ishte suspenduar për sjellje të pahijshme të cilat kanë kulmuar me rastin e qërimit fizik të hesapeve me një shërbyes civil nga drejtoria për gjeodezi, kadastër e pronë.“Drejtorit i është tërhequr vërejtja për përmirësim në sjellje disa herë ( verbalisht dhe me shkrim), gjatë mandatit të tij si drejtor, por i njëjti në vend se të korrigjohet ka bërë shkelje edhe më të rëndë e që për kodin tonë të qeverisjes është e patolerueshme” patë shkruar Mustafa në vendimin e tij.
Xhelili e patë quajtur vendimin për shkarkim të motivuar politikisht. Megjithatë, Haziri e ka quajtur këtë ditë të shënuar për LDK -në sepse sipas tij edhe lista e LDK edhe lista e republikanëve janë lista dinjitoze. Ai është shprehur i sigurt se do të dalin fitues dhe do të jenë partnerë në qeverisjen me Gjilanin.
Selver Xhelili nga Lëviza Republikane tha se do të hyjnë në garë për të fituar dhe për të sjellë ndryshimin e domosdoshëm për Gjilanin. “Republikanët janë të fokusuar te rinia e cila është e mrekullueshme dhe do të jetë befasi për qytetarinë”./rajonipress/