ARKATANA

Koalicion parazgjedhor LDK-Vetëvendosje? Flet Ismet Beqiri

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë intensifikuar veprimet dhe bashkëpunimin e tyre opozitar për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, duke synuar kështu që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Lidhur më këtë, nënkryetari i LVV-së, Besnik Bislimi, ka thënë se ekziston një gatishmëri në mes dy partive që në zgjedhje të parakohshme të futen edhe si koalicion parazgjedhor LDK-LVV.

“Gatishmëria ekziston nga dy palët për një koalicion parazgjedhor apo edhe pas zgjedhor. Nuk përjashtohet edhe koalicioni parazgjedhor”, ka thënë nënkryetari i LVV-së të hënën në ‘interaktiv’.

Megjithatë sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, i kontaktuar nga Gazeta Express, ka thënë se sa i përket çështjes së koalicioneve nuk ka asgjë konkrete, përveç asaj që aktualisht LDK-ja dhe Vetëvendosje janë duke i bashkërenduar veprimet e tyre si opozitë, që sa më parë ta rrëzojnë qeverinë Haradinaj.

Beqiri ka thënë se aktualisht si parti i përjashtojnë koalicionet parazgjedhore, por thotë se në rast të formimit të një qeverie të re, LDK-së i duhet një koalicion paszgjedhor, duke e lënë kështu të hapur mundësinë e bashkëpunimit me partinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

“ Është shumë e qartë që ne do duhet të kemi ndonjë koalicion pas zgjedhor, sepse aktualisht përjashtojmë koalicionet parazgjedhore. Por për këtë fjalën e fundit e thonë organet e partisë, por synimi i gjithë neve është që ta rrezojmë këtë qeveri, të shkojmë në zgjedhje dhe më pas të ndërtojmë një qeveri që do të duhet të kemi edhe partner të koalicionit, për çfarë sot nuk mund të flasë. Por diçka konkrete në këtë drejtim tash për tash nuk ka , përpos që po bashkërendisim veprimet karshi qeverisë aktuale”, ka thënë ai për Gazetën Express.

Sekretari i LDK-së, thotë se si parti janë të interesuar që sa më parë të shkojnë në zgjedhje të parakohshme për t’i dhënë fund qeverisjes Haradinaj.

“Sa i përket zgjedhjeve dhe çështjeve të tjera, normalisht që ne jemi të interesuar që të shkojmë në zgjedhje, dhe që të shkojmë në zgjedhje sa më shpejtë duke pasur parasysh këto institucione çfarë i kemi, me mungese legjitimiteti dhe janë shumë të brishta, dhe nuk janë në gjendje të marrin asnjë veprim në të mirën e këtij vendi, përkundrazi po bëjnë vetëm veprime të dëmshme. Qoftë si qeveri por edhe si president, në përgjithësi si koalicion qeverisës”, është shprehur Beqiri.

Deputeti Beqiri thotë se organet e LDK-së, thotë se në rast të shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, organet e partisë do t’i bëjnë me kohë të qarta qëndrimet.

Uji Dea

“Sa i përket zgjedhjeve, LDK-ja i bënë me kohë qëndrimet e qarta në forumet e saja. Dhe unë nuk mund të flasë sot për kurrfarë koalicioni me askënd. Ne do të bëjmë përpjekje që si subjekt më i madh në vend, që të punojmë në terren, që të binden edhe më shumë qytetarët , që LDK-ja është zgjidhja dhe shpresa e këtij vendi”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se si dy parti opozitare janë duke punuar bashkërisht që ta rrëzojnë sa më parë qeverinë Haradinaj.

“Ne si subjekte opozitare po bashkëpunojmë në të bërit opozitë, secili në mënyrën e vetë, por me qëllimin e njëjtë, që sa më shpejtë kësaj qeverie me ia shkurtu jetën institucionale dhe politike” ka thënë sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.

Përveç bashkëpunimit në Kuvendin e Kosovës, LDK-ja dhe VV-ja kanë rritur bashkëpunimin edhe nivele më të larta.

Me datë 25 shtator 2018, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës e kishte pritur në shtëpinë e tij liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, me të cilin kishin diskutuar rreth rrëzimit të qeverisë .

“Sot u takuam me z. Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe biseduam për shumë tema që e rëndojnë aktualitetin në Kosovë. Shprehëm gatishmërinë të intensifikojmë bashkëpunimin opozitar në mënyrë që degradimi i qeverisjes dhe rrezikimi I territorit të ndalet sa më shpejtë. Vlerësuam bashkërisht se Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë, për ndryshime”, kishte shkruar Mustafa në profilin e tij në facebook.

Që nga fillimi i mandatit, Qeveria Haradinaj ka pasur telashe me sigurimin e numrave në Kuvend. Pothuajse gjatë gjithë kohës i është dashur mbështetja e partive opozitare për të kaluar ligjet e për të marrë vendime. Situata aktualisht është përkeqësuar edhe më shumë pasi dy deputetë të këtij koalicioni, Milaim Zeka dhe Shkumbin Demalijaj ndodhen në paraburgim prej 30 ditësh, për kërcënimet e tyre drejtuar prokurorëve./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.