Fundamenti

KMSH: Po rritet numri i të prekurve me grip pandemik në Viti, kërkohet kujdes i shtuar!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka njoftuar se mbrëmë nga 10 mostra të testuara, katër persona në fshatin Stubëll e Epërme janë diagnostifikuar me gripin pandemik. Sipas informacioneve këto raste janë të kontaktit nga një familjar i diagnostifikuar ditë më parë me COVID-19.

Katër rastet e reja e kanë ngritur në 49 numrin e të infektuarve në Komunën e Vitisë, kurse 3 prej tyre janë shëruar.

Nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, tha se rastet janë në rritje, prandaj kërkoi nga qytetarët kujdes të shtuar, sidomos në këtë kohë kur bëhet transferi i pensioneve dhe rrjedhimisht edhe rritet frekuentimi në qytet dhe nëpër filialet e bankave në qytet.

Hidromorava

Gjatë këtij takimi është folur për vazhdimin e masave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi pandemik por edhe për sigurimin e pakove ushqimore dhe higjienike për qytetarët në nevojë.

Gjithashtu u bë me dije se edhe gjatë ditës së djeshme është bërë pastrimi, klorifikimi dhe dezinfektimi i hapësirave të ndryshme në veçanti në vendbanimet nga vijnë të infektuarit.

Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se qytetarët në përgjithësi po e respektojnë orarin e qarkullimit dhe deri tani nuk ka ndonjë problem në këtë drejtim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.