United Hospital

KMDLNj: Sa mbrohet interesi i qytetarit me rritjen e fundit të energjisë elektrike?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Më shumë se 65 për qind të qytetarëve të Kosovës të cilët llogariten si kategori sociale dhe përballen me vështirësi të mëdha për të mbijetuar nuk do të mund t’i përballojnë shtrenjtimet e fundit të energjisë elektrike me tarifë dimërore dhe pas shtrenjtimit të dyfishtë brenda një periudhe të shkurtër kohore, thuhet në reagimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Shtrenjtimi i madh i energjisë elektrike ka provokuar ngritje të çmimeve edhe të artikujve të domosdoshëm si dhe shërbimeve tjera, ndërsa këto rritje kanë goditur shtresat më të rrezikuara siç janë pensionistët, përfituesit e ndihmave sociale dhe skamnorët tjerë numri i të cilëve po rritet dita – ditës.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike nuk e ka përmirësuar furnizimin e rregullt të qytetarëve, ndërsa reduktimet e shumta dhe ulja e intensitetit të rrymës po dëmton shumë herë edhe amvisëritë, pas çka qytetarët po përballen me probleme të shumta për kompensimin e dëmeve, thuhet në reagim.

Uji Dea

KMDLNj shpreh shqetësim edhe për faktin se po zëvendësohen njehsorët e mëparshëm me orë digjitale, pa praninë e pronarëve, gjë që konsumatorët i bëjnë të dyshojnë për manipulim me këta njehsorë. Konsumatorët, thotë KMDLNj, janë sidomos të brengosur me zhvendosjen e njehsorëve digjitalë nga objektet ku ata banojnë dhe vendosjen e tyre në trafot elektrike apo edhe në shtyllat elektrike dhe dyshojnë se edhe për këtë arsye faturat janë më të larta krahasuar me ato paraprake. Për këtë kërkohet nga kryetarët e komunave apo drejtoritë përkatëse që të reagojnë duke kërkuar nga KEDS t’i zhvendosë nga aty.

KMDLNj kërkon nga autoritetet përkatëse që të mbrojë interesin e qytetarit dhe konsumatorit dhe t’i ndërmerr të gjitha veprimet t’i lirojë nga pagesa rastet e rënda sociale që nuk mund t’i përballojnë këto shpenzime pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Gjithashtu, kërkohet që t’u hiqet statusi i furnizuesve të privilegjuar atyre që janë shpenzues të mëdhenj dhe ato mjete të shkojnë në favor të rasteve sociale që janë shpenzues të vegjël të energjisë elektrike. “Në të kundërtën , qytetarët , në mungesë të përkujdesjes dhe mbrojtjes institucionale kanë të drejtë të ndërmarrin veprime siç janë refuzimi i pagesës së faturave apo protesta të natyrës sociale”, thuhet në reagimin e KMDLNj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.