Mobi Casa

Klubi karatesë “AS” nga Gjilani shembull se si punohet

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në mesin e shumë klubeve të karatesë jo vetëm në Gjilan por edhe në Kosovë është edhe klubi “AS”, klub i cili me shumë profesionist e me plot talent e talente të reja të cilët janë shpresë e karatesë së Kosovës.

Klubi i karatesë “AS”, i cili u formua në vitin 2011 pas shumë kërkesave të talenteve të karatesë, ka arritur që përpos të mbijetoj në kushte të vështira, nga ky klub kanë dal edhe emra të mëdhenj të karatesë, të cilët po e përfaqësojnë shtetin e Kosovës në garat ndërkombëtare.

Njeriu më meritor i të gjitha këtyre sukseseve është Alban Beqiri, i cili me sakrificën që është duke e bërë me karateistët e këtij klubi meriton lëvdata të posaçme.

Trajneri Alban Beqiri, i cili ka të përfunduar II dan, për 9 vite me mjete vetanake dhe në kushte të vështira ka arritur që nga ky klub të nxjerr shumë kampionë të Kosovës.

Beqiri, i cili është i akredituar si trajner nga Federata Botërore e Karatesë, dhe i cili është licencuar në vitin që sapo lamë pas në Umag të Kroacisë, është mjaft i kënaqur për këto 9 vite me punën e bërë.

“Klubin “AS” e kam formuar pas shumë kërkesave të shumë karateistëve të cilët kishin dëshirë të jem trajner i tyre, tani u bën 9 vite punë shumë të suksesshme, me shumë karateistë edhe pse në kushte të vështira kemi arritur rezultate të larta në karatenë e Kosovës dhe jashtë saj”.

Beqiri në klubin e tij numëron 25 karateist të moshave të ndryshme, të cilët për një kohë shumë të shkurt do të tregojnë vlerat e tyre në arenat ndërkombëtare.
“Së pari dua t`i falënderoj të gjithë prindërit e garuesve në klubin tim të cilët kanë besim në punën time, ne kemi talent të mëdhenj të karatesë por na duhet së paku të kemi kushte edhe më të mira si në aspektin financiar njashtu edhe në atë të kushteve të ushtrimeve, ne si klub i përcjellim dhe i zbatojmë me karateistët e klubit çdo risi e cila paraqitet në karatenë botërore”.

33 vjeqari trajneri Alban Beqiri, në muajin shkurt së bashku me karateistën, Hatixhe Zejnullahun, do të jenë pjesëmarrës në Kampionatin Evropian në Budapest të Hungarisë i cili mbahet për kadet dhe junior U-21.

Uji Dea

“Ne kemi filluar ciklin e përgatitjeve, karateistja Zejnullahu udhëton drejt Hungarisë me shpenzimet e Federatës, ndërsa unë e kam mjaft vështirë pasiqë duhet të udhëtoj me shpenzimet e mija si trajner i karateistës Zejnullahu, shpresoj se do të gjinden mjetet financiare për udhëtimin tim në Hungari ndërsa për karateistën Zejnullahu me punën që është duke e bërë shpresoj se do të kthehet me medalje”, ka pohuar trajneri Beqiri.

Për Klubin e Kartesë “AS”, viti 2019 ishte mjaft i suksesshëm duke korrë shumë suksese, nga 20-25 karateistët sa janë në klub kanë arritur të fitojnë 80 medalje prej tyre 33 të arta, 19 të argjendta dhe 28 të bronzta, ndërsa klubi ka arritur sipas rregullores së FKK-së të fiton 2060 pikë.

Në vitin 2019 Klubi i Kartesë “AS”, ishte pjesëmarrëse në kampionate shtetërore, kombëtare, ballkanike, europiane e botërore.

Garuesit të cilët kishin arritur medalje në vitin 2019 në Klubin e Karatesë ‘”AS”, janë:
Hatixhe Zejnullahu – 11 të arta, 2 të argjenta, 3 të bronzta.
Peon Musamurati – 5 të arta, 7 të argjenta, 2 të bronzta.
Elsa Bilalli – 5 të arta, 2 të argjenta, 4 të bronzta.
Olt Ademi – 5 të arta, 2 të argjenta, 3 të bronzta.
Buron Nuhiu – 2 të arta, 2 të argjenta, 2 të bronzta.
Elorinë Musliu – 2 të arta, 2 të bronzta.
Tahir Avazi – 2 të arta, 1 të bronzt.
Adilon Starabaa – 1 të argjent, 3 të bronzta.
Elion Musliu – 1 të artë, 1 të bronzt.
Vlera Miftari – 4 të bronzta.
Elma Nuredini – 2 të argjenta.
Belinë Rashiti – 3 të bronzta.
Diorit Beqiri – 1 të bronzt.

Klubi i Karatesë “AS”, në vitin 2019 ishte prezent në 10 turnire zyrtare në Kosovë, në 2 turnire Ndërkombëtare në Strugë e Tetovë, një në Kampionatin Mbarëkombëtar, një në Kampionatin Europian në Alborg të Danimarkës, një në kampionatin Ballkanik në Shkup.

Ish-karateisti e tani trajneri, Alban Beqiri, për vitin 2020 shpreson rezultate edhe më të mëdha të Klubin e Karatesë “AS”.
“Viti 2020 do të jetë një vit ku do të promovohemi në shumë kampionate e turnire të ndryshme, presim që ky vit të jetë një vit me plot suksese, shpresoj se edhe kushtet financiare do të na përmirësohen por shpresoj dhe bëj thirrje publike që kompanitë e ndryshme të Gjilanit të na dalin në ndihmë klubit tonë që këta garues e këta talent me punën e tyre të jenë në majet e karatesë Evropiane e Botërore, një gjë të tillë këta nxënës shembullor e meritojnë”.

Beqiri ka uruar të gjithë qytetarëve të Gjilanit e Kosovës dhe klubeve të karatesë, që viti 2020 të jetë me suksese të reja në mesin e tyre./rajonipress/