Mobi Casa

Klubi izraelit largon Salihin për arsye qesharake

/ 1 minutë lexim

Hapoel Acre ka shumë borxhe në Federatën e Futbollit të Izralit dhe për t’i shlyer ato i duhet që të fitojë para të majme

E një gjë të tillë, krerët e klubit izraelit po tentojnë ta bëjnë duke e larguar Hamdi Salihin, transmeton Gazeta Tribuna.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë e ka konfirmuar lajmin për “Panorama-Sport”.

Fundamenti

“Kam folur me trajnerin e skuadrës dhe kemi rënë dakord parimisht se në rast se në klub do të vijë një ofertë në drejtimin tim, atëherë do të më lënë të largohem. Kësisoj, klubi do mund të përfitojë financiarisht nga shitja e kartonit tim dhe do jem një peshë më pak në aspektin e pagesës së rrogave”, theksoi Salihi.

“Kam dëgjuar se klubi ka një borxh të akumuluar në federatën izraelite. Kur më patën kërkuar nja dy skuadra të tjera këtu në Izrael, drejtuesit e klubit tim kërkuan që në këmbim të kartonit tim, ata të shlyenin borxhet që kishte Akre në federatë”, përfundoi ai.