RCCOLA

Klubi ia mohon Azemit Frankfurtin

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Skuadra e Bundesligës 1, ka ofruar 2 milionë euro për Ilir Azemin, por as kjo shumë nuk ka mjaftuar që Greuther Furth ta lirojë sulmuesin kosovar. Ky i fundit po e kërkon me ngulm largimin. Ai thotë për Arenën se në miqësore nuk po e jep as 10 për qind.

Ilir Azemin mund ta shohim shumë shpejt në Bundesliga 1. Sulmuesi kosovar i Greuther Furthit po kërkohet me ngulm nga Eintracht Frankurt. Klubi nga Bundesliga 1 po ofron 2 milionë euro për shërbimet e tij, por as kjo nuk po ua mbush mendjen drejtuesit të Furthit për ta liruar. Ky vendim i tyre ka dëshpëruar tej mase 22-vjeçarin, i cili nuk e ka ndërmend të jepë maksimumin nëse nuk largohet “Që disa ditë nuk jam duke e dhënë as 10% për skuadrën time aktuale.

Arsyeja është se unë dëshiroj që të luaj në Bundesligë, ndërsa ata nuk janë duke më liruar, edhe pse ka pasur oferta me bollëk”, ka thënë të premten për Arenën, Azemi. “Dëshira ime është që të luaj te Eintracht Frankfurt, skuadër që ka ofruar 2 milionë euro për të më blerë mua, por Furth nuk ka pranuar të më shes. Frankfurti më ka bërë edhe mua ofertë të mirë dhe kjo më shtyn që ta kërkojë kalimin tek kjo skuadër e njohur gjermane”, shtoi sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës.

E kërkojnë edhe tri skuadra tjera

Krahas Fraknfurtit, shërbimet e lojtarit nga Podujeva po i kërkojnë edhe klubet tjera nga Bundesliga 1. Azemi me Furthin shënoi 14 edicionin e kaluar në Bundesliga 2, të cilat nuk mjaftuan që të kalojnë në elitën e futbollit gjeran. “Interesim kanë shprehur edhe skuadrat e tjera, si Hamburg, Augsburg, Hannover dhe Freiburg. Të gjitha këto skuadra kanë tentuar ta blejnë kartonin tim, por Furth nuk dëshiron fare të dëgjoj, dhe synon të më mbajë me zor në skuadër”, shperhet i irrituar Azemi.

KKVITI

I bojkoton miqësoret

Ai tregon se si po i bojkoton ndeshjet e skuadrës edhe në miqësore. “Para disa dite kam luajtur një miqësore për 30 minuta, dhe nuk e kam dhënë fare maksimumin, pasi as nuk vrapoja dhe as nuk angazhohesha në fushë. Të gjithë në Furth e dinë dëshirën time për të luajtur në Budnesligë, dhe përderisa ata po më mbajnë me zor në skuadër, unë nuk do të stërvitem fare dhe nuk do ta jap asnjëherë maksimumin. Dua që të luaj në Bundesligë”, deklaroi Azemi.

Ai shpreson që klubi i tij do të ndryshojë mendje në ditët në vijim dhe ai të bëhet i Frankfurtit. Azemi ka një ndeshje me Kosovën, të luajtur ndaj Haitit, kurse në takimet e majit mungoi shkaku i operacionit të hundës.
Javë më parë në një prononcim për Arenën, Azemi u shpreh i gatshëm të luajë për Kombëtaren Shqiptare, në ndeshjet kualifikuese për ‘EURO 2016’. Më herët ai kishte refuzuar të luante me U-21.

Presidenti: Azemi nuk largohet

Presidenti i Greuther Furthit, Helmut Hack, të premten në një prononcim për sajtin zyrtar të klubit, ka deklaruar se Ilir Azemi nuk do të shitet. “Iliri përfundimisht do të mbetet në Furth. Ne kemi pasur një bisedë të gjatë me të mbrëmë. Ne ia kemi bërë të çartë se për sezonin e ardhshëm ai është shumë i rëndësishëm për ne. Iliri është lojtar i rëndësishëm për tifozët tanë, skuadrën tonë dhe drejtuesit e klubit. Ai është prej tetë vitesh pjesë e klubit”, ka thënë Hack./tribuna/