UBT

Klubi i Premierligës insiston për Shaqirin

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Liverpooli gjatë verës. Ylli kosovar ka mundësi ta vazhdojë karrierën në Premierligë, por në ekipin e Newcastlet, i cili po insiston për të.

Xherdan Shaqiri pritet ta vazhdojë karrierën në Premierligë, por jo tek Liverpooli.

Për këtë sigurojnë mediat britanike, përcjell Gazeta Express.

Në fakt, interesimin më serioz për futbollistin kosovar e ka shprehur Newcastle United.

Ish-portieri i Tottenhamit dhe Leedsit, Paul Robinson beson se përfaqësuesi zviceran do të përfundojë tek ekipi bardhezi, ku do të mund të luante në vazhdimësi që nga sezoni i ardhshëm.

Robinson shton tutje se 28 vjeçari e ka mundësinë që të jetë pjesë e diçkaje speciale në “St. James’ Park”, shkruan mediumi britanik “Foorball Insider”.

“Shaqiri ka bërë punë të mirë në Liverpool. Ai nuk ka pasur hapësira të mjaftueshme, por ka bërë paraqitje të mira në dy vjetët e fundit”, ka thënë Robinson.

Eco Higjiena

“Do të varet nga ajo se çka do lojtari. Duket se ai do të mundohet ta fitojë titullin e kampionit në Premierligë këtë sezon dhe më pas dëshiron ta mbyllë karrierën duke luajtur javë pas jave. Kjo mundësi mund t’i jepet në Newcastle. Nëse e shfrytëzon këtë mundësi, ai mund të jetë pjesë e diçkaje speciale atje”, përfundoi Robinson.

Ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut, Interit e Stoke Cityt ka mundësi t’i bashkohet projektit të miliarderëve arabë tek Newcastle, të cilët po mundohen ta ndërtojnë një super-ekip për sezonet e ardhshëm.

Shaqiri ndërkohë pëlqehet edhe nga Galatasaray në Turqi, klub i cili po e vëzhgon tash e një kohë.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në “Anfield Road” dhe trajneri Jurgen Klopp e ka dhënë dritën e gjelbër për largimin e tij.

Ai ka kontratë edhe tri vjet me Liverpoolin, të cilit i ishte bashkuar në vitin 2018 nga Stoke City.

Shaqiri i ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje deri tash këtë sezon, i cili iu përshkua me lëndime dhe formë të zbehtë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.