FITORJA

Klubi i njohur i Premierligës ia vë syrin Armando Brojës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi shqiptar u inkuadrua në lojë për pak minuta në fillim të sezonit, por nuk arriti të linte gjurmë tek “Blues”.

Prandaj, trajneri Thomas Tuchel ka vendosur të heq dorë nga përfaqësuesi shqiptar, i cili po kërkohet ndërkohë nga klubet e Premierligës, shkruan “Gazeta Express”.

Sipas mediave angleze, së fundmi në garë për sulmuesin e rrezikshëm ka shfaqur Evertoni.

Uji Dea

Broja e bëri një sezon fantastik me Southamptonin, ku ishte i huazuar, ndërsa tash është i gatshëm për ta bërë hapin e radhës në karrierë.

Chelsea po planifikon ta japë lojtarin në formë huazimi, në mënyrë që të piqet edhe pak dhe të rikthehet vitin tjetër i gatshëm në “Stamford Bridge” për ta kërkuar një vend titullari.

“Blues” e shohin Brojën si një të ardhme të ndritshme të tyre. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.