GRANDEMALL

Klubi i njohur i La Ligas e kërkon Bajramin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nedim Bajrami nuk është duke zhvilluar sezonin më të mirë të mundshëm me Empolin në këtë sezon duke mos pasur vazhdimësinë e duhur.

Megjithatë, kur zbret në fushë, fantazisti kuqezi di si t’i krijojë probleme në difensivë kundërshtarë.

Së fundmi këtë e provoi Interi që humbi ndeshjen e fundit të kampionatit me një gol që u krijua nga 23-vjeçari.

Për Bajramin është përfolur gjithnjë si një nga lojtarët që mund t’i largohen Empolit për shkak të kërkesave të shumta nga Italia dhe jo vetëm.

Madje, së fundmi në skenë del Valencia në La Ligan spanjolle, shkruan tch.

Uji Dea

Skuadra që drejtohet nga trajneri Gennaro Gattuso pretendon të shtojë krijimtarinë në fushë dhe Bajrami duket profili i duhur për merkaton e janarit.

Gjithsesi, Empoli nuk ka ndërmend të hapë rrugë teksa mundësia e vetme që mesfushori shqiptar të largohet nga Italia është vetëm nëse mbërrin një ofertë që kënaq interesat financiarë të italianëve.

Bajrami ka një kontratë deri në vitin 2024 me Empolin dhe e ardhmja e tij varet tërësisht nga klubi që nuk heq dorë lehtësisht nga “xhevahiri” i organikës.

Kujtojmë se Bajrami iu bashkua Empolit nga Grasshoppers në vitin 2020 ndërsa me kalimin e kohës është shndërruar në një lider për skuadrën italiane

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.