ARKATANA

Klubi i Motoçiklizmit “MC 06” nga Gjilani i gatshëm për garën e madhe në Stanishor

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Klubi i Motoçiklizmit “MC 06” nga Gjilani, për herë të shtatë do të organizon garat tradicionale “Ilir Balaj dhe Manuel Herzog”, nesër në periferi të Gjilanit në fshatin Stanishor, ku pritet të jetë një garë tejet atraktive.

Kjo garë njëherit mbahet nën patronatin e Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës ku njëherit edhe monitorohet nga komisioni i kësaj federate.

Tani e nëi kohë të gjatë klubi i Motorizmit “MC 06” nga Gjilani, ka bërë të gjitha përgatitjet që kjo garë të mbahet siç është më së miri.

Njëherit kjo garë është e para në këtë vit e Motoçiklizmit për shkak se katër gara të mëhershme janë anuluar për shkak të pandemisë COVID-19.

Federata e Motoçiklizmit te Kosovës është formuar në vitin 2018 dhe e cila brenda kësaj periudhe ka dëshmuar seriozitet dhe kualitete në të gjitha garat të cilat janë mbajtur në Kosovë.

FIDANISHTJA

Organizatori i kësaj gare dhe drejtori sportiv në Federatën e Motoçiklizmit në Kosovë, Alban Beqiri, ka theksuar se nesër do të jetë festë e Motoristëve anembanë Kosovës.

“Do të jetë një festë sportive në fshatin Stanishor, ne jemi përgatitur maksimalisht që kjo garë të jetë në nivelin më të lart, do të këtë numër të madh të garuesve, dhe shumë shikues e adhurues të Motoçiklizmit nesër do t’ja mësyejn fshatit Stanishor për t`i parë bukurit e motoçiklizmit të cilët i japin motoristët”

Beqiri ka bërë të ditur se të gjithë garuesit duhet të jenë të pajisur në mënyrën më të rregullt.
“Garuesit duhet të jenë të përgatitur maksimalisht me të gjitha pajisjet, nuk do ta lëshojmë asgjë të rastit, komisioni do ta verifikon çdo motorist se a i plotëson kushtet për garim pasi shtegu do të jetë i gjatë 6 km dhe dua t’ju bëj me dije se ne kemi për qëllim të sensibilizojmë këtë sport atraktiv dhe tejet të shtrejt”.

Siç mësohet do të jetë një numër i madh i motoristëve të cilët do të përshkojnë shtegun e gjatë 6 km të cilët do të ndahen në katër kategori.
1. E Juniors Class(kadetët e rinjë)
2. E1 125cc2t 250cc4t
3. E2 250cc2t 450cc4t
4. E3 250cc2t 450cc4t

Në fund të garave të gjithë fituesit do të shpërblehen me kupa e mirënjohje pasi kjo garë ka karakter të mbledhjeve të pikëve pasi në fund të vitit Federata e Motoçiklizmit do të shpall mbasë pikëve motoristin më të mirë në Kosovë, dhe me synim që një garues në vitin e ardhshëm nga Kosova të merr pjesë në garat Europiane./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.