KKVITI

Klubi i karatesë “Drita” me 10 medalje të arta – kampion i turneut “Kupa Pavarësia 2”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Këtë epitet klubi “Drita” e ka fituar në kategorinë e femrave dhe nënkampione e turnet në përgjithësi.

Klubi i Karatesë Drita nga Gjilani më 26 nëntor 2013 ka marr pjesë në turneun “Kupa e Pavarësisë 2” që është mbajtur në Vlorë për të shënuar 101 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë turne ndërkombëtarë morën pjesë mbi 200 garues nga Shqipëria dhe nga Kosova. Klubi i karatesë “Drita” nga Gjilani ka marr pjesë me 14 garues dhe ka fituar gjithësejt 22 medalje ku prej tyre ishin:
10 vende të para (medalje të arta);
5 vende të dyta (medalje të argjendta);
7 vende të treta (medalje të bronzta).

Kryetrajneri i klubit të karatesë “Dita” Blerim Hajdari për rajonipress tha se në turneun “Kupa Pavarësia 2” K.K. “Drita” ka arritur një rezultat shumë të lartë. Këtë rezultat të lartë e tregon fakti se nga të gjitha klubet pjesëmarrëse ne kemi dalë klubi nënkampion me gjithësejt 10 medalje të arta e që është një medalje më pak në krahasim me kampionin e këtij turneu i cili kishte marrë pjesë me 18 garues (4 garues më shumë se ne) dhe kishte fituar 11 medalje të arta. Me këtë rast dua të falënderoj dhe të theksoj se kontribut të madh japin edhe dy kolegët e mi respektivisht dy trajnerët Agron Tosuni dhe Selami Haziri, kryesia e klubit si dhe vetë garuesit të cilët ushtrojnë me një zell të madh. Shfrytëzoj rastin dhe një falënderim i veçante i takon presidentin nikoqir Reis Tozaj i cili na ka akomoduar si dhe na ka siguruar pjesëmarrje në këtë turne pa pagesë. Poashtu falënderoj edhe Komunën e Gjilanit e cila na ka përkrahur vazhdimisht.

Pra klubi i karatesë “Drita” ka pranuar dy shpërblime më të rëndësishme të cilat i ndau Reis Tozaj, President i bordit të Shoqatës Ëado-Ryu në Vlorë, e ato shpërblime janë:

Klubi klubi nënkampion në përgjithësi në këtë turne. Klubi me rezultatet më të mira në turne (kampion) në kategorinë e femrave (edhe pse morën pjesë vetëm me tri femra fituan tri medalje të arta)
Garuesit që kanë fituar medalje në Turneun “Kupa e Pavarësisë 2” në Vlorë:

Vendet e para (medaljet e arta)

Mobi Casa

Vesa Ibrahimi (Kata), 10 – 11 vjeç
Vesa Ibrahimi (Kumite), 10 – 11 vjeç, – 30 kg
Benjamin Shabani (Kata), 14 – 15 vjeç Benjamin Shabani (Kumite), 14 – 15 vjeç, – 52 kg Elhami Shabani (Kata), sendor

Elhami Shabani (Kumite), senior -80 kg Erit Bajrami (Kumite), 6 – 7 vjeç, + 30 kg Vlera Qerimi (Kumite), 10 – 11 vjeq, + 30 kg

Endrit Beka (Kumite), 10 – 11 vjeç, – 30 kg Betim Maliqi (Kumite), 10 – 11 vjeç, + 40 kg
Vendet e dyta (medalje të argjendta)

Erit Bajrami (Kata), 6 – 7 vjeç
Vlera Qerimi (Kata), 10 – 11 vjeç
Gresa Nuhiu (Kumite), 12 – 13 vjeç, – 50 kg
Shpresim Shabani (Kata), 12 – 13 vjeç
Leonor Haziri (Kumite), sendor, – 70 kg

Vendet e treta (medalje të bronzta)

Leart Zeneli (Kata), 8 – 9 vjeç
Leart Zeneli (Kumite), 8 – 9 vjeç, – 30 kg
Elvin Gërbovci (Kata), 8 – 9 vjeç
Betim Maliqi (Kata), 10 – 11 vjeç
Gresa Nuhiu (Kata), 12 – 13 vjeç
Lorik Hajdari (Kumite), 14 – 15 vjeç, – 52 kg Ylli Dërmaku (Kumite), 12 – 13 vjeç, – 45 kg./rajonipress/