Fundamenti

Klubi i Karatesë “Dardania” përmbyll vitin me shumë suksese

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Klubi i Karatesë “Dardania” në përmbyllje të vitit ka shpallur më të mirët e vitit ku është folur edhe për rezultatet, sfidat dhe sukseset e arritura. Të gjithë pjesëmarrësit duke filluar nga Qemajl Mustafa, e Fadil Arifi u tha se “Dardania” i ka dhënë emra të mëdhenj sportit kosovarë dhe ka ndikuar pozitivisht në ngritjen e namit dhe imazhit në nivel Kosove.

Maliq Maliqi nga ekipi “Dardania” ka thënë se edhe pse në kushte të vështira ky klub ka shënuar rezultate vendore dhe ndërkombëtare . “Rezultatet tona janë evidente dhe jam i lumtur që kemi arritur të fitojmë mbi 192 medalje” tha Maliqi.

Edhe Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit e ka përgëzuar klubin “Dardania” për rezultatet e arritura duke thënë se “Dardania” ka punuar shumë. Mustafa tha se për vitin 2013 kemi projektuar mjaftueshëm fonde për të ndihmuar sportin. “Kemi bërë shumë për këto vite dhe për funksionimin e kushteve më të mirë në infrastrukturë, terrene sportive, investime në palestër sportive” etj.

Fundamenti

Fadil Arifi nga Federata e karateistëve të Kosovës tha se klubet e Gjilanit gjithmonë kanë qenë kurriz i Federatës së Kosovës. “Sporti i Gjilanit ka rrezikuar shumë dhe ka ndihmuar shumë. Ky klub ka dhënë emra të mëdhenj që i kanë dhënë nam sportit kosovar edhe në arenën ndërkombëtare” tha Arifi

Klubi “Dardania” në përmbyllje të vitit 2012 ka shpallur më të mirët e vitit. Kështu sportiste e vitit është shpallur Fortesa Orana, dy herë kampione e dyfishtë e Kosovës dhe rezultate e suksese edhe në arenën ndërkombëtare, pastaj janë shpallur edhe më të mirët në kategorinë e pionierëve-pioniereve- Veran Rashiti dhe Blerta Baliqi, në kategorinë e kadetëve të rinj Medina Selmani dhe Dren Hajdari, në kategorinë e juniorëve Vjosa Avdiu dhe Kushtrim Avdiu, në kategorinë e seniorëve Gentiana Kapruzi dhe Naim Maloku../rajonipress/