Uji Dea

Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema” bukuria e sportit të Anamoravës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të gjitha sportet kanë bukurinë e vet, por sporti i gjimnastikës është kaptinë në vete përpos atraktivitetit që ka në shumë disiplina, gjimnastika ka edhe bukurinë e saj në të cilën shfaqen eleganca, akrobacioni dhe ritmin që kanë këta sportist.

Në Kosovë sporti i gjimnastikës është shumë i ri, por interesimi tek të rinjët është jashtëzakonisht i madh e sidomos tek gjinia e bukur e cila çdo ditë e më shumë po dashurohet në këtë sport atraktivë.

Anamorava ka një klub shembullor klubin e Gjimnastikës “Halil Alidema”, që vepron në dy qytete në Viti e në Gjilan, të cilët u themeluan ai i Vitisë në vitin 2016 ndërsa në Gjilan një vit më vonë.

Shumë herë qytetarët në manifestime të ndryshme shtetërore, sportive kanë pasur rastin ti përcjellin këta sportist shembullor me përformancat e tyre duke i lënë pa fjalë shumë të pranishëm.

Meritë të veçantë për themelimin e këtij klubi të Gjimnastikës, ka profesori i Edukatës Fizike, Hazir Alidema.

Uji Dea

“Ne si pedagog të kulturës fizike kemi për detyrë që këtij vendi t’ju sjellim talent të sporteve të ndryshme që nesër të na bëjnë krenar, gjithçka ka qenë e rastësishme në orët e Edukatës Fizike e kam parë se fëmijët kanë talent në sportin e gjimnastikës dhe kemi vendosur që të formojmë klubin “Halil Alidema” dhe ta regjistrojmë në Federatën e Gjimnastikës së Kosovës, për këtë jam shumë krenar dhe i nderuar që fëmijët tanë nga një vend i vogël siç është Vitia të përformojm me këta fëmijë shembullor si në mësime njashtu edhe në aktivitetet e tyre sportive”, ka theksuar trajneri Hazir Alidema.

Arsimtari dhe trajneri Hazir Alidema, ka bërë të ditur se kushtet nuk janë optimale, por vullneti dhe dëshira për rezultate kulminate ka bërë që ta mposhtim çdo pengesë.
“Sporti i Gjimnastikës së pari don rregulla të veçanta, pasiqë kemi të bëjmë me sportist shumë të rinjë, na mungojnë kushtet financiare na mungojnë veglat të cilat duhet ushtruar këta sportist, por dashuria dhe talentin që kanë për këtë sport gjithmonë i mposhtim pengesat, por fal KK Vitisë dhe KK Gjilanit disa herë na kanë dal në ndihmë me shuma simbolike dhe kemi mbijetuar, por kisha bërë apel tek të gjitha kompanitë private që të na dalin në ndihmë e mos t’ju shuajmë ëndrrat këtyre sportistëve duke filluar nga mosha 5 vjeçare gjerë 15 vjeçare, do të ishte mëkat i madh në qoftëse do të mbyllej aktiviteti i tyre”, thotë trajneri Alidema.

Trajneri Hazir Alidema ka edhe një bashkëpunëtor shumë të vyeshëm trajnerin Ard Kryeziun i cili punon me grupen nga Gjilani.
“Trajneri Kryeziu është një punëtor kulminant, ai me punën e tij profesionale po dëshmon se ka një perspektivë të ndritshme në Gjimnastik dhe jam i nderuar që bashkëpunoj me këtë njeri i cili i flenë sporti i gjimnastikës në shpirt”.

Këta sportist të Gjimnastikës me përformancat e tyre në veglat e ndryshme të gjimnastikës dhe në figurat artistike kanë bërë që shumë herë publikun ta ngritin në këmbë, për mos t’ju besuar syve me akrobacionet e tyre ndër më të vështirat duke i ekzekutuar në dyshemenë e gjimnastikës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.