Fundamenti

Klubi “Alpin Gjilani” dhe Zyra e Kryetarit organizojnë ecjen e bjeshkatarëve

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Për nder të ditëve të diasporës, Klubi Alpin, Gjilani, në bashkëpunim me zyrën e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, drejtorinë për Rini, Sport dhe Kulturë, njësia për Sport, organizojnë për nder të bashkatdhetarëve në diasporë, organizojnë ecje të bjeshkatarisë.

Një organizim i tillë ishte bërë edhe në vitin e kaluar, i cili ishte madhështor para një numri të madh të bjeshkatarëve.

Shtegu i cili do të marshojnë Alpinistët dhe të gjithë ata që e dojnë këtë sport atraktiv, do të jetë 6 deri 8 km.

Uji Dea

Iterinari i shtegut do të jetë, Shkolla e Llovcës-Katunishtë-Livadhi i Xhurës-Arat e Sadri Llovcës-Guri i Shypes-Rruga e Bugarit-Fusha përballë Kalasë së Pogragjës ndërsa përfundon tek Kalaja e Pogragjës.

Koordinatori për Sport në Komunën e Gjilanit, Malazog Hoxha, ka bërë të ditur të gjitha detajet e këtij marshimi bjeshkatar.
“Do të jetë gjithçka festive e sportive, dhe takime me më të dashurit tanë të cilët jetojnë në Diasporë, takimi do të bëhet për të gjithë të interesuarit përballë ETC në ora 8:30 të dielën, do të jenë në dispozicion tre autobusë ndërsa ata që vijnë me vetura private duhet të lajmërohen në Klubin Alpin, Gjilani, dhe pastaj do të nisemi për në Llovcë, çdo bjeshkatar duhet të ketë veshje standarde për ecje në bjeshkë sidomos përgatitjet për diell, erë, shi etj. Gjatë gjithë marshimit do të ketë ujë ndërsa marshuesit me vete mund të marrin ndonjë ushqim të lehtë, por me të përfunduar marshimi te Kalaja e Pogragjës për të gjithë marshuesit do të ketë ushqim tradicional(flija), nën tingujt e muzikës”.

Kthimi për të gjithë marshuesit do të bëhet në ora 16:00.
Siç bëjnë të ditur organizatorët pritet të jetë një numër i madh i Alpinistëve, dhe një numër i madh i qytetarëve nga Diaspora./rajonipress/