FIDANISHTJA

Klubet italiane, në garë për Rashicën

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ylli kosovar do të largohet nga Werderi gjatë verës. 24 vjeçari pëlqehet edhe nga Leipzigu në Gjermani dhe nga Aston Villa në Angli.

Milot Rashica do të largohet gjithsesi nga Werder Bremeni gjatë verës që vjen. Klubi gjerman ra nga Bundesliga për herë të parë pas 41 vjetësh. Dhe, ylli kosovar sigurisht se nuk do të pranojë të luajë në ligën e dytë gjermane. Interesimi i klubeve të njohura evropiane për përfaqësuesin kosovar nuk mungon.

United Hospital

Së fundmi, në garë janë futur Milani dhe Napoli. Portali italian “Calciomercato” raporton se klubet nga Serie A do të provojnë ta sjellin në Itali futbollistin ofanziv, përcjell Gazeta Express. Me rënien e Werderit nga liga dhe për shkak të formës jo të mirë të lojtarit, vlera e kartonit të tij ka rënë.

Prandaj, klubet e interesuara mund ta bëjnë të vetin sulmuesin e krahut për 15 apo 16 milionë euro. Krahas Milanit e Napolit, interesim për 24 vjeçarin kanë shfaqur edhe Leipzigu në Gjermani dhe Aston Villa në Angli. Rashica i ka zhvilluar 24 ndeshje këtë sezon në Bundesligë, ndërsa i ka realizuar tre gola. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.