Fundamenti

Klubet e Premierligës pritet t’i ndalojnë lojtarët, Rashica mund të mungojë te Kosova

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Klubet e Premierligës po kërkojnë të ndalojnë lojtarët nga grumbullimi me kombëtaret në ndeshjet e shtatorit.

Lojtarët e rikthyer nga vendet në listen e kuqe të Britanisë së Madhe do të detyrohen të karantinohen për 10 ditë dhe do të humbisnin disa ndeshje të ligës.

Asociacioni i Futbollit në Britani dhe Premierliga janë në bisedime me Departamentin për Digjital, Kulturë, Media dhe Sport rreth lehtësimit të rregullave për këtë rast, transmeton Gazeta Express.

Mobi Casa

Nëse ekipet nuk lirojnë lojtarët, Kosova mund të mbetet pa yllin e saj, Milot Rashicën në ndeshjet e shtatorit.

Kosova do të luajë tri ndeshje në shtator. Fillimisht “Dardanët” udhëtojnë në Gjeorgji, kurse më pas e presin Greqinë dhe Spanjën në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.