ARKATANA

Klubet e mëdha të çmendura pas Rashicës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Milot Rashica ka nisur prej disa javësh fazën përgatitore me Vitessen, por vështirë se talenti shqiptar do ta vijojë karrierën te skuadra ku u bë i njohur në Eredevise.

Për 19-vjeçarin interesohen klubet të rëndësishme në Evropë, ku spikat emri i Chelseat.

Sipas mediave holandeze, futbollisti kuqezi është prej kohësh nën vëzhgimin e “Bluve” të Londrës, që me sa duket thjesht presin momentin e duhur për t’u hedhur në sulm.

Ndërkaq në Holandë janë Ajaxi i Amsterdamit dhe PSV Eindhoveni që prej kohësh i janë vënë pas talentit kuqezi, por Vitesse po reziston me qëllim arkëtimin e një shumë sa më të majme për kartonin e tij.

HW

Klubi nga Arnhem e konsideron të pashitshëm, por përballë një ofertë joshëse, vështirë se do të mund të rezistojë, transmeton Supersport.

Gjatë muajve të fundit shtypi sportiv italian ka informuar rregullimisht për interesimin e Napolit në Serinë A, ndërsa në orët e fundit listës së klubeve që kërkojnë Rashicën i është shtuar edhe Lazio.

Drejtori Sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, i angazhuar për të siguruar shërbimet e Bastian Schweinsteiger, po studion mundësinë për të mbërritur të Rashica, por vështirë se klubi roman të konkurrojë me Chelsean.

I lëne jashtë listës përfundimtare të kuqezinjve në Euro 2016, Rashica pritet të jetë pjesë e rëndësishme e Shqipërisë në elininatoret e botërorit Russi 2018, që startojnë me sfidën ndaj Maqedonisë në “Loro Borici”./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.