Eko Higjiena

Kloppi me lajm të mirë për Shaqirin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka gëzuar tifozët e Xherdan Shaqirit, pasi ky i fundit u largua nga kampi i Zvicrës për shkak të një lëndimi.

Xherdan Shaqiri nuk mori pjesë në ndeshjet e këtij muaji të ekipit kombëtar të Zvicrës, pasi që u përball me disa probleme me ijën e tij, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Kloppi ka bërë të ditur se Shaqiri është në gjendje shumë më të mirë tani dhe beson se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës.

“Ai është mirë, shumë më mirë. Shaqiri, që prej dy javësh, ka pasur disa probleme me ijën e tij. Ai është stërvitur, jo në maksimumin e tij, por ishte prapëseprapë pjesë e skuadrës sepse ne nuk kishim shumë opsione”, ka bërë të ditur Kloppi.

FIDANISHTJA

“Tani, ai po ndihet gjithmonë e më mirë dhe duhet të jetë në rregull për fundjavë”.

Të dielën, Liverpooli do të ndeshet me Tottenhamin, në kuadër të Premierligës, dhe deklarata e Kloppit i rrit gjasat që Shaqiri të jetë i përfshirë në këtë ndeshje.

Gjatë kohës së fundit, që nga fillimi i vitit të ri, roli i Shaqirit në skuadrën e Liverpoolit është zvogëluar shumë dhe dukej se Kloppi e kishte humbur besimin te përfaqësuesi zviceran.

Ndeshja e fundit si titullar për Shaqirin ishte në janar, një nga vetëm dy ndeshjet që i ka filluar nga minuta e parë këtë vit. Që nga atëherë, ai ka luajtur vetëm 40 minuta, duke u inkuadruar në dy ndeshje si zëvendësues. Shaqiri nuk ka luajtur fare në katër ndeshjet e fundit të Liverpoolit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.