Fundamenti

Klopp sqaron pse e kërkoi transferimin e Xherdan Shaqirit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se ata e kanë blerë Xherdan Shaqirin këtë verë pasi që iu nevojiteshin më shumë opsione ne repartin e sulmit dhe shqiptari i cili luan për Kombëtaren e Zvicrës ishte opsione më i mirë pasi që ai luan në shumë pozita të ndryshme.

Përderisa shumë nga rivalët e Liverpoolit mbetën të zhgënjyer nga ky afat kalimtar, si Manchester Unitedi, Liverpooli arriti t’i shpenzojë suksesshëm 198 milionë eurot që i kishin ruajtur për afatin kalimtar para se të zhvillohej ndeshja e finales së Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

UBT

“Finalja e Ligës së Kampionëve nuk kishte të bëjë asgjë me ne planet tona për afatin kalimtar. Gjithçka veçse ishte vendosur atëherë dhe ne e kishin të qartë se çfarë kërkonim”, ka thënë Klopp.

“Fakti që në skuadrën tonë nevojiteshin më shumë opsione në repartin e sulmit ishte i qartë edhe para finales. Mendoj se Shaqiri është shembulli perfekt për mënyrën se çfarë lojtari duhet të transferohet. Ai i plotëson të gjitha kërkesat, mund të luajë në krahë, mund të luajë prapa sulmuesit dhe mund të luajë edhe në qendër të mesfushës. Kjo është diçka shumë e mirë”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.