Hidromorava

Klopp shpreson që Shaqiri të jetë në formë pas rikthimit në stërvitje

/ 1 minutë lexim

Jurgen Klopp do të shpresojë që Xherdan Shaqiri të jetë në formë kur skuadra e parë e Liverpoolit të rikthehet në stërvitje të mërkurën, shkruan “Evening Standard”, transmeton zeri.info

“Të kuqtë” do t’u rikthehen stërvitje në grupe të vogla nesër, derisa fillon faza e parë për planin e kompletimit të edicionit 2019/2020 në Premierligë.

Për stafin mjekësor të klubit, kjo do të jetë mundësia e parë për të shikuar gjendjen e futbollistëve që prej pezullimit të kampionatit në mars.

Ky vlerësim do të jetë vendimtar për Shaqirin, që ka qenë në fazat e fundit të programit të rehabilitimit gjatë kësaj periudhe.

Mobi Casa

Reprezentuesi zviceran kishte pësuar një lëndim muskulor, që e kishte mbajtur jashtë fushave që prej janarit.

Lëndimet e Shaqirit kanë bërë që ai të zhvillojë vetëm 10 paraqitje për Liverpoolin këtë edicion.

Madje, kohëve të fundit ka pasur edhe thashetheme të shumta rreth së ardhmes së tij, derisa është përfolur për një largim të tij nga Liverpooli./Zëri