RCCOLA

Klopp me fjalë të mëdha për Xherdanin pasi ia siguroi fitoren: Shaqiri është futbollist me aftësi të mrekullueshme

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Xherdan Shaqiri ka qenë hero i Liverpoolit në derbin më të madh anglez ndaj Manchester United.

Ylli nga Kosova u inkuadrua nga banka rezervë për të shënuar dy gola në fitoren 3-1 të Liverpoolit.

Falë paraqitjes fantastike dhe golave të shënuar, Shaqiri u zgjedh lojtari i ndeshjes.

E fjalët e mira nuk kanë munguar për gjilanasin as nga trajneri gjerman Jurgen Klopp.

51-vjeçari ka thënë se Shaqiri është një futbollist që ndryshon lojën.

Uji Dea

“Të gjithë lojtarët e kanë bërë diferencën në fushë. Nuk ke nevojë të shënosh për ta bërë këtë gjë, por goli e ndihmon shumë lojtarin ofensivë”.

“Xherdani është një futbollist me aftësi të mrekullueshme, është mjaftë i aftë për të krijuar raste dhe për ta ndryshuar rrjedhën e lojës”, tha Klopp.

“Jam shumë i lumtur me fitoren dhe lojën nga djemtë”, u shpreh trajneri gjerman.

Liverpooli pas fitores ndaj Unitedit vazhdon të mbetet në pozitën e parë në kampionat me 45 pikë, një më shumë se Manchester City. /Telegrafi/