ARKATANA

Klopp jep lajm të keq për Shaqirin: S’është kthyer ende në stërvitje

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se Xherdan Shaqiri nuk do të luajë këtë fundjavë në ndeshjen e Premierligës kundër Norwich Cityt, pasi që nuk është kthyer ende në stërvitje.

Pas pushimit dimëror të shkurtë, Liverpooli do t’i kthehet fushës së blertë të futbollit me ndeshjen kundër Norwich Cityt, ku do t’i synojnë tre pikët që t’i afrohen edhe më shumë titullit të kampionit për këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Xherdan Shaqiri nuk do të ketë mundësi të luajë në këtë ndeshje e as të jetë në stol, pasi që ai ende nuk është kthyer në stërvitje, shkaku i një lëndimi që e ka mbajtur që një kohë jashtë skuadrës së Kloppit.

KKVITI

Ndërkohë, Kloppi e ka paralajmëruar kthimin e Sadio Manes dhe James Milnerit, të cilët kishin pësuar nga një lëndim të lehtë. E njëjta gjë nuk vlen edhe për Nathaniel Clyne e për Paul Glatzel, të cilët janë të lënduar që një kohë të gjatë.

“Duhet se, përveç Shaqirin, Clyne dhe Glatzel, të gjithë lojtarët janë stërvitur”, ka thënë Klopp, në konferencën për shtyp para ndeshjes të së shtunës.

Shaqiri ka luajtur në vetëm dhjetë ndeshje gjatë këtij sezoni 2019/20 dhe ka kontribuar me një gol. Ai s’ka arritur të japë më shumë nga vetja pasi që Klopp ka preferuar lojtarë të tjerë para tij, si dhe shkaku i lëndimeve të shumta. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.