Klopp i frikësohet Xherdan Shaqirit

Jurgen Klopp si duket ia ka frikën mesfushorit me tipare sulmuese Xherdan Shaqirit.Trajneri i Liverpoolit e vlerëson lartë lojën e shqiptarit, sidomos pas paraqitjeve të fundit në Ligën Premier.
“Shaqiri është lojtari kyç i Sotkes. Shkaku i pasimeve që është duke i bërë, duhet ta mbulojmë më tepër. Nuk do të lejojmë që një lojtar ta ndjek hap pas hapi, pasi që një me një është i fortë dhe ka zgjidhje të mira”.
“Ai mund të harkojë me të djathtën ndërsa të godas me këmbën e majtë”, ka thënë Klopp gjatë konferencës para takimit me Stoke Cityn në kuadër të Capital One Cup, i cili do të zhvillohet sot me fillim në ora 21:00 në Britania Stadium.
Kujtojmë se trajneri gjerman i The Reds e njeh mirë Shaqirin nga koha kur ky i fundit luante në Bayern Munich, ndërsa Klopp drejtonte Borussia Dortmundin. /Telegrafi/