UBT

Kllokoti nuk mund t`i përballojë shpenzimet e vërshimeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kllokot – Hasan Rashiti nënkryetar për komunitete në komunën e Kllokotit tha për rajonipress se rreth 200 hektar me patate dhe grurë janë atakuar nga vërshimet e ujit. Komuna nuk ka mundësi buxhetore që të ndihmojë fermerët andaj adresa e vetme që mund ta ndihmojë këtë sektor është Ministria e Bujqësisë tha Rashiti për rajonipress.

Si pasojë e mos hapjes së lumenjve, përkatësisht mos pastrimit të tyre, fshatrat e Kllokotit u përfshinë nga vërshimet dhe dëmet janë të konsiderueshme raporton rajonipress.

Kllokoti si komunë e re dhe me buxhet të kufizuar nuk e përballon koston e dëmeve shprehet për rajonipress Hasan Rashiti nënkryetar i komunës për komunitete.

FIDANISHTJA

Hasan Rashiti tha se Drejtoria për Bujqësi është e mobilizuar dhe ka formuar Komisionin i cili do vlerësoj dëmet e bëra nga vërshimet. “Këto ditë po lajmërohen fermerët dhe po japin shënimet për sipërfaqen e tokës që është prek nga vërshimet. Sipas një vlerësimi të përafërt janë diku 150 deri 200 ha tokë dhe kryesisht kulturat më të atakuara janë patatet dhe gruri” tha Rashiti.

Rashiti tha se meqë Buxheti i Komunës nuk ka një linjë buxhetore që parasheh këto intervenime ne do i marrim shënimet dhe do i drejtohemi Ministrisë së Bujqësisë që t`i dalim në ndihmë fermerëve.

Ndryshe si pasojë e daljes nga shtrati të disa përroskave si dhe të lumit “Morava”, janë vërshuar qindra hektarë të të mbjellave të bujqve të Mogillës dhe të Kllokotit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.