Hidromorava

Kllokoti në mbrojtje të prodhimeve vendore

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Kllokot u mbajt panairi i parë i produkteve ushqimore me moton “T`i ruajmë vlerat tona”, në organizim të OJQ”IKC”, e në mbështetje të institucioneve komunale.

Panairin e parë të këtij lloji në këtë komunë në emër të institucioneve e ka përshëndetur Refik Halili, nënkryetar i komunës si dhe Ekrem Bajrami, drejtor i OJQ”IKC”.

Në fjalën e tij nënkryetari i komunës Refik Halili u shpreh se organizimi i këtij panairi është i një rëndësie të veçantë në këtë komunë ku prodhuesit bujqësor kanë mundësi të ekspozojnë prodhimet e tyre si dhe të promovojnë punën e tyre.

FIDANISHTJA

Në mesin e atyre që ekspozonin prodhimet e tyre kishte bletarë , pastaj prodhues që kishin ekspozuar prodhimet ushqimore nga mielli, por edhe asosh artizanale.

E këtë panair financiarisht e kishte mbështetë ambasada amerikane në Prishtinë tha për rajonipress Aziz Zuka , zëdhënës i komunës së Kllokotit ./rajonipress/