Uji Dea

Kllokoti ndërron objektin për shkak të qirasë së lartë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Hasan Rashiti nënkryetar i komunës së Kllokotit tha për rajonipress se qiraja e lartë ka detyruar administratën komunale që të bëjë një zgjidhje urgjente duke ndërruar objektin. Tani jemi në një objekt që është pronë e MPMS dhe nuk paguajmë qira thotë ai.

Komuna e Kllokotit ka paguar një qera mujore rreth 2900 euro, shumë kjo e papërballueshme për buxhetin e saj edhe ashtu të varfër, raporton rajonipress.

Fundamenti

Hasan Rashiti nënkryetar i komunës së Kllokotit tha se tani janë vendosur në një objekt që është pronë e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nuk paguajë qera. “Jemi shtrënguar që të ndërrojmë objektin sepse qeraja ishte e lartë. Jo që kemi bërë ndonjë zgjidhje, por megjithatë këtu nuk paguajmë. Me këto mjete të qerasë do të kryhen investime në projekte për të cilat ka nevojë të madhe komuna e Kllokotit” tha Rashiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj: