Fundamenti

Kllokoti me aksione pastrimi shënon ditën e Tokës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Në organizim të Drejtorisë së Arsimit dhe të shërbimeve Publike dhe Ambientit, përkrahur nga USAID/ DEMI, e në nderim të 22 prillit Ditës së planetit Tokë, është organizuar aksioni për pastrimin e mjedisit jetësor të gjitha lokaliteteve të komunës së Klllokotit.

Në këtë aksion kanë marrë pjesë nxënësit e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme të kësaj komune.

Sipas Aziz Zukes Zyrtar për informim në komunën e Kllokotit,Kryetari i komunës Sasha Mirkoviq, ka falënderuar USAID/DEMI, të cilët kanë përkrahur këtë aksion me një numër të konsiderueshëm të fanellave si dhe të pajisjeve të tjera të nevojshme për përdorim në këtë aksion.

KKVITI

Ai, tha se përveç pjesëmarrjes së drejtpërdrejt të nxënësve, ne këtë aksion morën pjesë edhe një numër të rinjsh të kësaj komune e ajo çka është për tu përmendur është edhe aksioni i organizuar bashkërisht nga nxënësit e shkollës fillore të fshatit Mogilë shqiptarë dhe serbë.

Aksioni përfshinte pastrimin e ambientit dhe lokaliteteve të komunës së Kllokotit si dhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve për një ambient të pastër dhe të shëndetshëm ka thënë kryetari Mirkoviq./rajonipress/