Hidromorava

Kllokoti, komuna e shkeljeve të mëdha ligjore dhe oazë e krimit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Komunën e Kllokotit dominon krimi i të gjitha llojeve. Aty ka polic që fshehin provat në zyrat e tyre, ka zyrtar komunal që kanosin qytetarin dhe rasti nuk raportohet në polici, ka punësime partiake e familjare nga rrethi i zyrtarëve serb, aty vepron BIA dhe agjenturat e tjera të Beogradit. Në policinë dhe Prokurorinë e Gjilanit thonë se po bëjnë çmos që ta shpartallojnë këtë rreth mafioz, që rrënjët i ka brenda institucioneve komunale.

A është komuna e Kllokotit oazë e krimit dhe nga kush shkaktohet ky fenomen. Nuk është aspak e vështirë ta precizosh këtë konstatim, mjafton raportet e policisë t`i lexosh dhe mjafton të shohësh ankesat e shumta të qytetarëve në drejtim të stacionit policor në Kllokot, dhe ankesa të shumta vijnë edhe nga opozita për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar në këtë komunë.

Një kanosje që ka ndodhur gjatë kësaj jave nga një zyrtar i lartë serb në këtë komunë, nuk është raportuar nga zyrtarët policor të këtij stacioni. Sipas burimeve tona nga Prokuroria e Gjilanit dhe policia një zyrtar i lartë serb e ka kërcënuar një qytetar në kohën e zgjedhjeve, por dëshmitari është kërcënuar nga agjenturat e BIA-së që veprojnë në këtë komunë.

ARKATANA

Sipas burimeve nga Prokuroria e Gjilanit kjo komunë ka një kohë të gjatë që po përcillet me vëmendje sepse diçka nuk është në rregull, meqë kemi shkelje ligjore në shumë sektor.

Sipas të njëjtave burime shumë shpejt priten arrestime të serbëve të dyshuar të përfshirë në skandale gjatë procesit zgjedhor dhe fshehjes së provave e dëshmive në stacionin policor në Kllokot./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.