Mobi Casa

Klitschko dëboi prorusët, Nuri Seferi do të dëbojë proserbët!

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Nuri Seferi është bërë simbol i revoltës së protestuesve shqiptarë në Maqedoni dhe një gjë të tillë e vë në pah edhe Fejzi Hajdari.

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, i njohur ndryshe si ‘Tysoni shqiptar’ është shndërruar në simbol të protestuesve shqiptarë në Maqedoni.

Seferi mori pjesë në protestën e fundit duke mbajtur edhe flamurin kombëtar, duke inkurajuar edhe protestues të tjerë t’i bashkëngjiteshin.

Mobi Casa

Një gjë të tillë e vë në pah edhe analisti shqiptar në Maqedoni, Fejzi Hajdari, në një kolumne të tij.

“Nuri Seferi po bëhet simbol i revoltës sonë kundër forcave proserbe që pretendojnë se përfaqësojnë shqiptarët e Maqedonisë, njëjtë sikurse që u bë Vitalij Kliçko simbol i luftës së forcave properëndimore kundër forcave proruse në Ukrainë”, shkroi ndër të tjera Hajdari.