Eko Higjiena

Klipi i xhiruar në Kosovë, e fut Ritën në histori

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Klipi dhe kënga, “Shine Ya Light” e Rita Orës, dedikuar Kosovës është në prag të suksesit të madh në Britaninë e Madhe.

Ka mbetë vetëm edhe pak që kjo këngë të zë pozitën e parë në “UK Official Charts”, pozitë të cilën Rita e ka pas tre herë deri më tani, me tre këngët e saj të para, “Hot Right Now”, “R.I.P” dhe “How We Do”.

UBT

Qysh tani kjo këngë është në mesin e tri këngëve më të mira dhe në rast se do të zhvendoset në pozitën e parë, Rita do të futet në histori si këngëtarja me këngët debutuese më të suksesshme.

Përndryshe, Rita është rikthyer në shtëpinë e saj në Londër, pasi që disa koncerte të saja në Amerikë u anuluan shkaku i uraganit, Sandy.
Gjithashtu, Rita është duke bërë prova për paraqitjen e saj në “X Factor”, ku për dallim nga hera e parë që ka qenë anëtare mysafire e jurisë, kësaj here do të performojë.