GRANDEMALL

Klinton: Amerika e angazhuar për një “brez pa SIDA”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sekretarja amerikane e Shtetit i bëri komentet sot, në ditën e dytë të Konferencës Ndërkombëtare për SIDA-n që u hap dje në Uashington.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se Amerika është e angazhuar për krijimin e një “brezi pa SIDA”. Ajo i bëri komentet sot, në ditën e dytë të Konferencës Ndërkombëtare për SIDA-n që u hap dje në Uashington.

Zonja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë për të ndërtuar sisteme të qëndrueshme shëndetësore që do ta ndihmojnë botën “ta fitojë këtë luftë një herë e përgjithmonë.” Kjo strategji, tha ajo, ka çuar në një “diskutim të vështirë” me disa udhëheqës për probleme si korrupsioni.

Konferenca ndërkombëtare e SIDA-s po bën thirrje që qeveritë e ndryshme të mos lejojnë që problemet buxhetore të ngadalësojnë luftën kundër kësaj epidemie.

ARKATANA

Kombet e Bashkuara thonë se 34 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me virusin HIV dhe SIDA-n ndërsa 1,7 milionë kanë vdekur gjatë vitit 2011. Konferenca e këtij viti pritet të tërheqë më shumë se 20 mijë pjesëmarrës. Në konferencë marrin pjesë edhe ish presidenti Bill Clinton, ish zonja e parë Laura Bush, këngëtari Elton Xhon dhe aktorja Hupi Goldberg.

Konferenca ndërkombëtare e SIDË-s u hap dje në Washington, me thirrjen që qeveritë e vendeve të ndryshme të mos lejojnë që shtrëngesat buxhetore të ngadalësojë luftën kundër epidemisë.

Specialistja për SIDA-n nga San Francisco, Dr. Diane Havlir u tha delegatëve në konferencën e Uashingtonit, se bota ka tani shansin të “fillojë fundin e SIDA-s”. Ajo tha se do të ishte një dështim i madh global nëse shkurtimet buxhetore do të bllokonin këtë shans.(VOA)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.