Fundamenti

Klinaku tri kërkesa Qeverisë për veteranët

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka dalë me tri kërkesa për Qeverinë e Kosovës, që kanë të bëjnë me veteranët e luftës.

Klinaku, përmes një postimi në Facebook, kërkuar rritjen e pagës minimale për veteranët, kategorizimin e tyre dhe inicimin e një ligji që do të hiqte kufizimin e të drejtës për punë për veteranët.

Postimi i plotë i Klinakut:

ARKATANA

“Qeveria e Kosovës i ka këto mundësi:

  1. Të rritet paga minimale e veteranëve t’iu bëhen pagesat me ligjin që është në fuqi e që lidhet me pagën minimale në Kosovë, me anë të të cilit me vite të tëra janë diskriminuar me mijëra veteranë që punojnë duke mos përfituar asnjë cent, e ta luftojë sa më shumë ekonominë informale;
  2. Ta bëjë kategorizimin, (nëse mund t’i merr dosjet nga prokuroria për shkak se lënda është në gjykatë), ku pasi do të përfundonte ai kategorizim do të futej ligji tjetër në fuqi, me anë të të cilit përveç veteranëve të papunë që do ta merrnin beneficionin e plotë sipas kategorizimit, parashihet që të paguhen 50% të beneficionit edhe ata që punojnë;
  3. Të inicojë (së bashku me ne) ligj të ri, që i heq kufizimet e të kenë të drejtën të gjithë veteranët që të punojnë dhe përfitojnë, dhe me këtë luftohet komplet ekonomia informale”, ka shkruar Klinaku.

Të përkujtojmë se veteranët e UÇK-së përmes protestave kanë kundërshtuar Ligjin për pagën minimale, i cili ligj nuk ka përfshirë këtë kategori. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.