HW

Klinaku paralajmëron protesta të tjera: Nuk do lejojmë mohimin e sakrificës së luftëtarëve!

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

E para protestuesve ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku u shpreh se tentimet për mohim të sakrificës së luftëtarëve nga institucionet e Kosovës nuk do të ketë sukses.

Ai tha se përmes këtij projektligji pushteti po dëshiron t’i heq veteranët e luftës nga lidhja em pagën minimale.

“Sot dëshmojmë se tentimet për mohimin e gjithë kontributit dhe sakrificave të luftëtarëve të UÇK-së nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës nuk do të kenë sukses. Fatkeqësisht duhet të protestojmë për mbrojtje të vlerave të asaj lufte që na solli deri këtu. Neve na duhet të protestojmë sepse na mohohet lufta që e bëmë, na shkelen të drejtat që na takojnë siç çdo kund në botën demokratike. Ne kishim takim me këtë pushtet dhe ia kemi shprehur shqetësimet tonat për ndryshimet që pretendon t’i bëjë pa neve që jemi kategori ligjore në momentet e fundit nga ana e Qeverisë na është sakatosur ligji. Kemi shpresën se nuk do të miratohet në Kuvend sepse iu kemi drejtuar deputetëve. Meqenëse sot në ora 11:00 mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës dhe si pikë e parë e rendit të ditës është miratimit i Projektligjit për ndryshimin e ligjeve me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heq veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale u vendos që të kundërshtohet kjo, u vendos që të protestohet kundër diskriminimit që po u bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve. Deputetët e zgjedhur të popullit duhet tu shërbjen interesave të atyre që i sollën në ulëset Kuvendit e nuk duhet t’i shërbejnë interesave të politikës ditore”, theksoi ai.

Klinika ka paralajmëruar protesta deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Jemi injoruar nga institucionet e vendit dhe u detyruam që kërkesat dhe pakënaqësitë tona t’i shprehim në rrugë përmes protestave do të vazhdojmë me protesta deri në realizimin e kërkesave tona. Rroftë UÇK-ja”, u shpreh ai.

Pas këtij flaimi, protestuesit ia mësynë oborrit të Kuvendit, ku edhe rrëzuan derën e oborrit të Kuvendit. Aty u përdorë edhe gazësjellës.

E para veteranëve që janë duke protestuar në oborrin e Kuvendit të Kosovës, doli deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, i cili kërkoi të mos dëmtohen institucionet.

Komandanti i Koshares u shpreh se nuk do të lejojnë që projektligji i propozuar për pagën minimale të kalojë në Kuvend.

“Mos i bllokoni institucionet, mos i dëmtoni institucionet, mos dëmtoni policinë, mbroni pozicionin tuaj të një proteste dinjtoze. jemi ne që do të protestojmë në Kuvend brenda tani , në qeveri e kudo në institucione ne duhet me protestua në emrin tuaj jo ju, tregohuni luftëtar siç keni qenë në luftë dhe mos dëmtoni asnjë gjë dhunë dhe asgjë sepse ju jeni luftëtar…Mbani pozitën tek hyrja kryesore qëndroni në protestë ne do t’iu përkrahim në Kuvend nuk do të lejojmë me kalua ky ligj”, tha ai.

E protestuesit ende po vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës duke tentuar të futen brenda në objektin e Kuvendit, ndërsa ata po pengohet nga Njësia Speciale e Kosovës.

Veteranë të shumtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot po protestojnë para Kuvendit të Kosovës duke kundërshtuar projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, ku këta të fundit nuk janë përfshirë. E ndonëse nisi qetë më pas situata eskaloi, pasi ish-luftëtarët tentuan të futen në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Fundamenti

E para protestuesve ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku u shpreh se tentimet për mohim të sakrificës së luftëtarëve nga institucionet e Kosovës nuk do të ketë sukses.

Ai tha se përmes këtij projektligji pushteti po dëshiron t’i heq veteranët e luftës nga lidhja em pagën minimale.

“Sot dëshmojmë se tentimet për mohimin e gjithë kontributit dhe sakrificave të luftëtarëve të UÇK-së nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës nuk do të kenë sukses. Fatkeqësisht duhet të protestojmë për mbrojtje të vlerave të asaj lufte që na solli deri këtu. Neve na duhet të protestojmë sepse na mohohet lufta që e bëmë, na shkelen të drejtat që na takojnë siç çdo kund në botën demokratike. Ne kishim takim me këtë pushtet dhe ia kemi shprehur shqetësimet tonat për ndryshimet që pretendon t’i bëjë pa neve që jemi kategori ligjore në momentet e fundit nga ana e Qeverisë na është sakatosur ligji. Kemi shpresën se nuk do të miratohet në Kuvend sepse iu kemi drejtuar deputetëve. Meqenëse sot në ora 11:00 mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës dhe si pikë e parë e rendit të ditës është miratimit i Projektligjit për ndryshimin e ligjeve me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heq veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale u vendos që të kundërshtohet kjo, u vendos që të protestohet kundër diskriminimit që po u bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve. Deputetët e zgjedhur të popullit duhet tu shërbjen interesave të atyre që i sollën në ulëset Kuvendit e nuk duhet t’i shërbejnë interesave të politikës ditore”, theksoi ai.

Klinika ka paralajmëruar protesta deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Jemi injoruar nga institucionet e vendit dhe u detyruam që kërkesat dhe pakënaqësitë tona t’i shprehim në rrugë përmes protestave do të vazhdojmë me protesta deri në realizimin e kërkesave tona. Rroftë UÇK-ja”, u shpreh ai.

Pas këtij flaimi, protestuesit ia mësynë oborrit të Kuvendit, ku edhe rrëzuan derën e oborrit të Kuvendit. Aty u përdorë edhe gazësjellës.

E para veteranëve që janë duke protestuar në oborrin e Kuvendit të Kosovës, doli deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, i cili kërkoi të mos dëmtohen institucionet.

Komandanti i Koshares u shpreh se nuk do të lejojnë që projektligji i propozuar për pagën minimale të kalojë në Kuvend.

“Mos i bllokoni institucionet, mos i dëmtoni institucionet, mos dëmtoni policinë, mbroni pozicionin tuaj të një proteste dinjtoze. jemi ne që do të protestojmë në Kuvend brenda tani , në qeveri e kudo në institucione ne duhet me protestua në emrin tuaj jo ju, tregohuni luftëtar siç keni qenë në luftë dhe mos dëmtoni asnjë gjë dhunë dhe asgjë sepse ju jeni luftëtar…Mbani pozitën tek hyrja kryesore qëndroni në protestë ne do t’iu përkrahim në Kuvend nuk do të lejojmë me kalua ky ligj”, tha ai.

E protestuesit ende po vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës duke tentuar të futen brenda në objektin e Kuvendit, ndërsa ata po pengohet nga Njësia Speciale e Kosovës./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.